Ushtria e Azerbajxhanit shkatërron edhe 10 tanke të Armenisë

08/10/2020 11:42

Ushtria e Azerbajxhanit në operacionin që ka filluar për të çliruar territoret e tij nën pushtim, ka shkatërruar edhe 10 tanke të ushtrisë së Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftohet se dje u shkatërruan 10 tanke të ushtrisë armene, 6 topa obuzë D-20, si dhe 1 obuz vetëlëvizës me motor i tipit Akatsiya dhe 30 automjete.

Sipas të dhënave të fundit, në periudhën 27 shtator – 7 tetor, ushtria e Azerbajxhanit ka shkatërruar 260 tanke dhe automjete të blinduara, 277 topa dhe sisteme raketore, 60 sisteme të mbrojtjes ajrore, 11 pozicione të komandës drejtuese dhe vëzhguese, 8 depo të municioneve, rreth 180 mjete dhe kamionë ushtarakë si dhe një sistem S-300 të ushtrisë së Armenisë.

Top Channel