Kosovë, dështon ligji i rimëkëmbjes/ Projekti i qeverisë me 385 mln euro nuk po merr votat e nevojshme

08/10/2020 16:42

Qeveria e Kosovës për të gjashtën herë me radhë nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme nga Kuvendi për miratimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, duke i lënë bizneset pa ndihmë financiare.

Por, kjo nuk i pengoi pozitën e opozitën që projektligjin ta shfrytëzojnë për debat politik.

Opozita kërkoi dorëheqjen e Qeverisë, duke thënë se mungesa e 50 për qind të votave të deputetëve tregon pafuqi politike të koalicionit qeverisës.

Si rrjedhojë, zëvendëskryeministri nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ftoi Lëvizjen Vetëvendosje që ta sjell në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Përveç për ligjin për rimëkëmbje ekonomike, me debat dhe zvarritje është përcjell edhe ligji për parandalimin e përhapjes së Covid 19, ai për mbrojtjen e vlerave të UCK-së e rezolutën për dialog.

Top Channel