E diel, 19 Prill 2020
19:41
Festa në familje dhe pa vizita/ Lutjet për ata që sot kanë më shumë nevojë

Larg kishës, por jo larg Zotit, për herë të parë besimtarët festuan në familjet e tyre pa mundur të ndjekin Meshën e Shenjtë, por edhe pa mundur të mblidhen me njëri tjetrin për të festuar festën e rëndësishme ortodokse.

19:37
Dita e nënave dhe fëmijëve/ U lejua dalja deri në orën 11.00, besimtaret iu drejtuan kishës për festën e Pashkës

Pas liridaljes për të moshuarit, rrugët këtë mëngjes të diele i kanë mbushur mamatë bashkë me fëmijët e tyre. Në ditën e 42 qe kur koronaviursi mbërriti në Shqipëri, e kur të gjithë janë në karantinë, të vegjlit, që duhet të jenë deri në 10 vjeç, janë  lejuar të dalin me një limit kohe, deri në orën 11:00.

19:20
Letra e fortë e gazetares kineze: Po shtypen provat dhe po heshtin mjekët

Sheng Xue, një gazetare e cila është lindur dhe rritur në Kinë dhe momentalisht jeton në Kanada, ka pasur një reagim të fortë për vendin e saj me anë të një letre.

19:15
Lezhë/ Ipeshkvi Otavio Vitale bekoi qytetin, lutet që të zhduket Koronavirusi

Nga oborri i katedrales së “Shën Nikollit” në Lezhë, ipeshkvi Otavio Vitale bekoi këtë të dielë qytetin dhe vendin, duke u lutur për tejkalimin sa më parë të situatës se jashtëzakonshme të krijuar nga koronavirusi.

19:09
COVID-19/ Nëse nuk ka vaksinë, Australia mund të mbajë masat kufizuese deri në një vit

Jeta publike australiane mund të kufizohet deri në një vit, për shkak të koronavirusit, paralajmëroi Kryeministri Skott Morrison.

18:44
Këshilltari i Kurtit tall Grenellin: Hajde mori vashë, po vjen puna duke u trashë

Këshilltari i kryeministrit në detyrë Shkëlzen Gashi e ka quajtur ‘vashë’ ambasadorin amerikan Richard Grenell.

18:40
Ndahen Arbenita dhe Fero?! (FOTO)

Lidhja mes Feros dhe Arbenita Ismajlit duket se ka përfunduar, edhe një herë. Reperi dhe modelja po shijonin prej më shumë se një viti romancën e tyre, e cila duket se ka pasur sërish një krisje.

18:40
Grenelli i tregon Thaçit kur do të fillojë dialogu me Serbinë

Emisari special i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas deklarimeve të presidentit Hashim Thaçi, se taksa dhe reciprociteti duhet të hiqen në mënyrë që të forcohen marrëdhëniet e Kosovës me SHBA dhe BE-në.

18:21
Lajm i mirë nga Italia/ Sërish mbi 2000 të shëruar, bie numri i rasteve dhe vdekjeve

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 23660, që do të thotë janë 433 viktima në 24 orët e fundit.

18:00
Rama: Duke parë ecurinë me përballjen e armiku më 27 prill do të…

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se është konstatuar se ditën e nesërme disa dyqane jo ushqimore kanë lajmëruar se do të hapen.

17:46
Çfarë ndodh rreth botës? Njihuni me 9 fotot më të fuqishme të javës

Teksa e gjithë bota është e përfshirë nga Koronavirusi dhe është në karantinë, më poshtë do të gjeni disa nga foto më interesante se çfarë po ndodh rreth botës.

17:38
MC Kresha zbulon për herë të parë detaje nga karriera muzikore e Fjoralba Ponarit!

Pak muaj më pare, moderatorja e “E Diell” Fjoralba Ponari deklaroi se do t`i futej muzikës dhe se do të ishte nën menaxhimin e artistit të mirënjohur MC Kresha.

17:34
Kur “çmenden” gratë

Kur bëhet fjalë për sjellje të çmendura, duket se disa gra nuk do të ndalen derisa t’ia arrijnë qëllimit.

17:21
“Sa më shumë testime”/ Basha publikon planin e emergjencës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar planin me 5 pika të emergjencës, ndërsa vendi vazhdon që të luftojë përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

17:16
“Ina dhe Geri miq, ai që i duhet Inës jam unë”/ Njihuni me konkurrentin e çuditshëm që iu bashkua “Përputhen”

Dashuria është shprehur dhe puthja është dhënë. Por ajo që mungonte ndaj Inës dhe Gerit ishte një provë dashurie. Edhe kjo u realizua nga konkurenti më i ri në “PërPuthen, Gretion Pashollari. Nevina e prezantoi si një pjesëtar të publikut që e shikonte situatën nga larg dhe kishte diçka për të thënë. Më pas Gertioni filloi të argumentojë se sipas tij, Ina dhe Geri nuk ishin ende një çift, por thjeshtë miq të mirë. Personi që Ina dëshironte në krah, sipas Greitonit, ishte vetë ai. Pas diskutimeve mes tyre, Ina ja mbylli “derën” për një vazhdimësi sëbashku.

17:08
Çifti mbretëror William dhe Kate flasin për koronavirusin

Kate Middleton pranoi se ndihet fajtore që i gënjeu fëmijët e saj, të cilët kanë vazhduar të bëjnë mësim nga shtëpia edhe gjatë pushimeve të Pashkëve. Dukesha e Kembrixhit tha se ndihej “ shumë e keqe” që i ka detyruar të vegjlit e saj të uleshin e të mësonin kur fëmijët e tjerë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar shijuan dy javë pushime nga shkolla.

16:58
Taylor Swift anulon të gjitha koncertet e turneut të 2020-ës

Website zyrtar i këngëtares së famshme Taylor Swift ka publikuar një deklaratë ku shkruhet se për shkak të rrezikut të lartë që paraqet pandemia, të gjitha koncertet e turneut të këtij viti do të anulohen.

16:40
E papritur! Antoneta vendosi t’i japë një mundësi, konkurrenti i larguar rikthehet sërish…

 “E Diell” me rubrikat e saj  këtë sezon ka qenë një surprizë e bukur për publikun shqiptar. “PërPuthen” është një nga rubrikat më të ndjekura. Aty bëhet bashkë, e papritura, dashuria, humori, sarkazmi dhe debati. Ku flasim për të papriturën e kemi fjalën edhe  për këtë që ndodhi gjatë puntatës së sotme.

16:30
Tek Juvja në alarm për Ronaldon, shpërthen Koronavirusi në Madeira

Ndizet alarmi për Cristiano Ronaldon. Ishulli i Madeiras, ku ndodhet aktualisht “ylli” i Juventusit, mund të mos jetë vendi më i sigurt në Portugali për të evituar rreziqet e infektimit me Koronavirus.

16:28
Puth qenin në buzë, Enca “thumbon”: Këta mund të ishim ne, por ti…(FOTO)

Edhe pse në karantinë, Enca ka gjetur mënyrën ideale për të bërë plazh në kushte izolimi.

16:10
Ndodhi! Ina i dhuron Gerit puthjen e parë në ‘PërPuthen’

PërPuthen është rubrika e emisionit “E Diell” që ka rrëmbyer zemrën e publikut në mbarë trevat shqiptare.

16:07
Thaçi: Javën tjetër do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për formimin e një Qeverie të re

President i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në javën tjetër do të ndërmarrë hapat për formimin e Qeverisë së re.

15:56
Trump: Koronavirusi ka arritur kulmin në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump tha se koronavirusi ka arritur kulmin në Shtetet e Bashkuara. Presidenti njoftoi se disa shtete do të fillojnë të rihapen, ndërkohë që prostestuesit dolën nëpër rrugë duke kërkuar lehtësimin e kufizimeve, të cilat ata thane se janë tepër të rrepta.

15:50
Britani, arrin në 16.060 numri i të vdekurve nga COVID-19

Britani, me 596 vdekje të reja në 24 orët e fundit arrin në 16.060 numri i të vdekurve nga COVID-19

15:45
“O zemra”/ Vangjeli merr vendimin e papritur largohet nga “PërPuthen”

Vangjeli, është një nga djemtë që ka rrëmbyer zemrën e publikut në rubrikën “PërPuthen” në “E Diell”.

15:29
Krujë/ Lëviste pa autorizim dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, pranga 32-vjeçarit

Një 32-vjeçar nga Hasi që lëviste pa autorizim për këmbësorët dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë është vënë në pranga nga policia.

15:23
Çfarë ndodh në organizëm kur hani nga stresi dhe si ta kuptoni

Stresi shkakton një kaos të vërtetë në organizëm dhe ndikon në funksionin e të gjitha organeve.

15:11
Vitrina e Librit/ Fjalë të urta Mid‘hat Frashëri

T’u dogj shtëpia njëherë? Ke për ta bërë prapë. Edhe një here zjarri ta bëri hi, ti përsëri do ta ngresh. Tërmeti ta bëri gërmadhë, ti do ta ndreqësh rishtazi…

15:00
Mbi 42 mijë të prekur në Rusi/ Putini: Autoritetet e kanë krizën e koronavirusit nën kontroll

Presidenti Vladimir Putin tha se autoritetet ruse e kanë nën kontroll të plotë krizën e koronavirusit dhe se gjithçka do të funksionojë me ndihmën e Zotit, një deklaratë kjo në kohën kur vendi të dielën regjistroi një rritje rekord të rasteve brenda 24 orëve.

14:59
Gjirokastër/ Drejtonte motorin në gjendje të dehur dhe kundërshtoi punonjësin e policisë, pranga 45 vjeçarit

Një 45 vjeçar është vënë në pranga pasi drejtonte motorin në gjendje të dehur dhe kundërshtoi punonjësin e policisë.

14:45
New York/ Mamaja asimptomatike infekton 17 nga 18 fëmijët e saj me koronavirus

Një nënë e tetëmbëdhjetë fëmijëve infektoi aksidentalisht 17 fëmijë të saj me koronavirus pasi nuk kishte dijeni se ishte e infektuar.

14:41
Veliaj viziton dy familje të moshuarish, i uron gëzuar festën e Pashkëve Orthodokse

Në një ditë të zakonshme, rrugët e Tiranës do të gumëzhinin nga qytetarët e shumtë që do të vizitonin të afërmit dhe miqtë për Festën e Pashkëve Orthodokse. E megjithatë, edhe në një kohë të vështirë pandemie si kjo, urimet dhe solidariteti mes tyre nuk mungoi.

14:25
“Pashë babanë tim… Mendova se nuk do të zgjohesha më kurrë”/ Flet mjeku belg pasi i mbijetoi CoVid-19

Një mjek belg ka folur për përvojën e tij “të jashtëzakonshme”, pasi i mbijetoi COVID-19 dhe doli nga kujdesi intensiv pas tre javësh në gjendje kome.

14:23
Nga Lady Gaga te Rolling Stones/ Covid-19, yjet e muzikës në koncert gjigant bamirës

Lady Gaga, Taylor Swift, Paul McCartney, Rolling Stones – shumë yje botërorë luajtën një koncert virtual korona natën duke gdhirë e diela. Koncerti qe një falënderim për shumë ndihmës në pandeminë e Coronas.

14:19
Zvicër/ Numri i vdekjeve rritet në 1135 dhe 27740 të prekur nga koronavirusi

Numri i vdekjeve në Zvicër nga koronavirusi ka arritur në 1.135 viktima.

14:13
Situata në Maqedoninë e Veriut/ Dy viktima dhe 37 raste të reja me koronavirus

Ka arritur në 51 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedonisë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar për dy viktima të reja, një në Shkup i moshës 66 vjeç dhe një tjetër i moshës 83 vjeç në qytetin e Prilepit.

14:04
“Koha për të shëruar padrejtësitë”/ Papa: Mund të goditemi nga një virus edhe më i keq, ai i indiferencës…

Papa Françesku bëri thirrje të Dielën për një vizion gjithëpërfshirës të botës pas krizës Covid-19, duke thënë se lëvizja pa solidaritet global ose duke përjashtuar sektorët e shoqërisë nga rimëkëmbja do të rezultojë në “një virus edhe më të keq”.

13:58
Mbi 39 mijë viktima/ Koronavirusi në SHBA, regjistrohen më shumë se 735,000 raste

735,287 raste me koronavirus janë shënuar në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins.

13:49
Boris Johnson humbi 5 takime kryesore të koronavirusit, por qeveria mbron udhëheqjen e tij

Një figurë e lartë e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar ka mbrojtur qasjen e kryeministrit Boris Johnson për pandeminë e koronavirusit, pas një kritike të gjerë në gazetën Sunday Times.

13:47
COVID-19/ Spanjë, shënohet numri më i ulët i vdekjeve në 5 javët e fundit

Me 410 vdekje të reja në 24 orët e fundit në Spanjë është rritur në 20.453 numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri, COVID-19.

13:38
Arabia Saudite u kërkon myslimanëve të mos mblidhen për lutje gjatë muajit të Ramazanit

Trupi më i lartë fetar i Arabisë Saudite ka nxitur myslimanët në mbarë botën që të mos mblidhen për lutje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit, raporton BBC.

13:27
Drejtoi mjetin në gjendje të dehur dhe kundërshtoi policin, arrestohet 45-vjeçari në Gjirokastër

Një 45-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi drejtonte motorin në gjendje të dehur dhe ka kundërshtuar punonjësin e policisë,

13:14
Autorja e programit hedh “bombën”! Në ‘Përputhen’ ndodh ajo që prisnit të gjithë (foto)

Përputhen padyshim është kthyer në një prej emisioneve reality më të ndjekur në vend dhe personazhet e saj ndër më të dashurit e publikut!

13:11
Për të parën herë pas 6 javësh, Spanja lejon fëmijët të dalin jashtë!

Fëmijët spanjollë janë mbajtur brenda në shtëpi që nga 14 marsi, nën masa të rrepta për të frenuar përhapjen e Covid-19.

13:04
Vitamina D ndihmon në luftën kundër Covid-19? Suplementi bëri mrekullinë, i uli infeksionet me 50%!

Shkencëtarët po hetojnë një lidhje të mundshme mes shanseve të mbijetesës nga koronavirusi dhe niveleve të vitaminës D.

12:58
Fotot/ Nisma e veçantë! Pica falas për policët

Gjatë kësaj kohe të vështirë pandemie, mjekët janë në vijën e parë të luftës kundra koronavirusit, e më pas kemi policët dhe gazetarët.

12:45
Video/ Banda frymore e qytetit gjallëron rrugët e Tiranës të dielën e Pashkëve ortodokse

Izolimi nuk është aspak i lehtë, sidomos në ditët e festave. Për të thyer heshtjen gjatë kësaj fundjave të Pashkës Ortokodokse, banda e qytetit ka gjallëruar rrugët e Tiranës duke performuar live.

12:40
Londër: Vaksina mbase mund të testohet gjatë ditëve të ardhshme

Shkencëtarët në Britani të Madhe që po punojnë për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit, shpresojnë të fillojnë provat klinike deri në fund të javës tjetër, raporton BBC.

12:32
“Jeto i lirë ose vdis”, në SHBA shpërthejnë protestat kundër izolimit!

Pavarësisht se Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të madh të vdekjeve sot në botë nga koronavirusi, në disa pjesë të vendit ka shpërthyer zemërimi ndaj masave të izolimit. Grupe protestuesish në Teksas thërrisnin me të madhe “ Shkarkoni Faucin”, në një thirrje që drejtohej kundër këshilltarit më të lartë mjekësor të Presidentit Trump.

12:30
Në mesin e “Covid”-it, Gjermania merr dhjetëra fëmijë nga kampet greke të refugjatëve!

Një grup i përbërë nga 47 fëmijë që është evakuuar nga kampi i refugjatëve në Greqi e një ditë më parëk ka mbërritur në Gjermani, njoftuan autoritetet atje. Fëmijët janë nga Afganistani, Siria dhe Eritrea.

12:26
Mafia po e shfrytëzon “mirë” koronavirusin dhe jo vetëm në Itali!

Në fillim të këtij muaji, pati një procesion funerali në qytetin sicilian të Messina-s, në kundërshtim me karantinën mbarëkombëtare në Itali.Nuk ishte një procesion i zakonshëm, thotë CNN.

12:26
Kompeticionet e UEFA/ Projektohen datat për rifillim

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për kompeticionet e UEFA.

12:23
Celtic, drejt titullit në tavolinë/ Kaos në ligën skoceze

Futbolli skocez është në kaos total.

12:16
Nën akuzë për shpërndarjen e koronavirusit/ Reagon drejtori i laboratorit kinez: Është e pamundur të..

Drejtori i Laboratorit Kombëtar të Biosigurisë Wuhan ka hedhur poshtë në mënyrë agresive pretendimet se mund të jetë burimi i shpërthimit të koronavirusit, duke e quajtur atë “të pamundur” dhe duke i etiketuar pretendimet si “teori konspirative”.

12:15
E tmerrshme! I prekur nga Covid-19, në shtetin e varfër afrikan ka vetëm 4 respiratorë për 2.3 milionë njerëz

Teksa rastet e të prekurve në mbarë botën kanë kapur shifrën 2.3 milionë, shtetet po përpiqen të sigurojnë sa më shumë pajisje të shpëtimit të jetës, veçanërisht respiratorë.

12:08
Fotot/ Durrësi sot i nënave dhe fëmijëve

Dita e liridaljes për nënat me fëmijët nën 10 vjeç është konsideruar si festë në Durrës.

12:00
Covid-19/ Zgjidhja e Gjermanisë për të varfërit: Qese me ushqime në rrugët e qyteteve

Teksa bota gjendet në një luftë të përditshme me Covid-19, shtresa e të varfërve gjendet përherë e më shumë në vështirësi për të siguruar ushqim.

11:48
Sa miliardë dollarë do t’i duhen Evropës për rimëkëmbje pas pandemisë

Evropës do t’i duhen të paktën 500 miliardë euro nga institucionet e Bashkimit Evropian për të financuar rimëkëmbjen e saj ekonomike pas pandemisë, tha kreu i fondit të shpëtimit të zonës së euros.

11:24
Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar/ Thellohet bilanci, shkon në 15.464 numri i vdekjeve

Është rritur në 15.464, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar, me 888 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

11:22
Haradinaj letër Lajçak: Mogherini e dëmtoi Kosovën ndërsa Borelli po zvarrit qëllimisht procesin e dialogut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një letre i ka bërë të ditur përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, qëndrimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

11:08
A ka të drejtë Trump në akuzat e tij? Kronologjia e OBSH-së mbi COVID-19: Konfliktet, pikëpyetjet dhe kaosi

Teksa besimi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila u themelua në praninë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në vitin 1948, është tronditur për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), kjo agjenci përgjegjëse për shëndetin publik ndërkombëtar po kalon në periudhën më të vështirë në historinë e saj.

11:03
CoVid-19/ 14 raste të reja, shkon në 562 numri i të prekurve në vend

Ka shkuar në 562 numri i të prekurve në vend nga covid-19.

11:02
Bilanci botëror/ 160 mijë viktima nga Covid-19, numri i të infektuarve shkon mbi 2.3 milionë

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 160 mijë.

10:57
Eksperti i OBSH: Bota do të duhet të jetojë me kërcënimin e koronavirusit, sepse nuk ka …

Bota duhet të jetojë me kërcënimin e koronavirusit ‘për të ardhmen e parashikueshme’ pasi nuk ka garanci për një vaksinë të suksesshme, kështu tha një ekspert i OBSH.

10:51
206 vdekje brenda 24 orëve/ Si është situata e Covid-19 në Brazil

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 206 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri COVID-19.

10:34
Epidemilogu Alimehmeti: Duhen testime në grupe të popullatës për COVID 19

Ppërmes një postimi në rrjetet sociale, epidemiologu klinik, Ilir Alimehmeti, shprehet se duhen kryer testime në grupe të popullatës për të kuptuar me të vërtetë shtrirjen e koronavirusit.

10:32
Mbi 2.3 milionë të infektuar në botë/ Besueshmëria e medias në kohën e Covid-19

Edhe disa javë pas ndërprerjes së papritur të jetës prapë të shoqëron një ndjesi e çuditshme…sidomos në ditë, në të cilat pranvera me cicërimën e zogjve e aromën e luleve qëndron në kontrast të thellë me kërcënimin që na rrethon kudo. Ka gjëra, që nuk i kapim dot me shqisa. Kjo vlen si për ndryshimin e klimës, rrezatimin atomik, e aq më shumë për një pandemi. Gjërat mund të transmentohen përmes komunikimit, ka thënë sociologu Niklas Luhmann.

10:30
Greqi/ Shkon në 112 numri i viktimave nga CoVid-19

Numri i viktimave në Greqi nga CoVid-19 ka shkuar në 112.

10:25
“Masat e distancimit fizik s’duhet të na ndajnë shpirtërisht”/ Kryemadhi uron Pashkët: Sakrifica s’është humbje

Përmes një postimi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar Pashkët ortodokse.

10:23
Shkodër/ Qëlluan me armë zjarri duke shkaktuar panik tek banorët, vihen në pranga dy autorët

Policia e Shkodrës pas njoftimit të marrë se në fshatin Kuç të Njësisë Administrative Gur i Zi, në një livadh kishte të shtëna me armë zjarri, nisën operacionin policor të koduar “Livadhi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi i dy shtetaseve që kishin qëlluar me armë, gjetja e armës, si dhe kapja e arrestimi i tyre.

10:13
The Guardian: Kujdes nga një valë e re e populizmit, e lindur nga pabarazia ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi

Një valë globale e padrejtësisë mund të vijë pas pandemisë. Tendencat para-ekzistuese drejt monopolit, mbizotërimit kinez dhe kapitalizmit grabitqar do të shpërthejnë nëse qeveritë nuk marrin masa për t’i përmirësuar ato, shkruan Nick Cohen në “The Guardian”.

10:04
Detaji që alarmoi njerëzit/ Brenda bankës më të madhe të viruseve në Azi, aty ku ruhen 1,500 të tilla

Hidhuni një sy pamjeve nga banka më e madhe e viruseve në Azi, saktësisht Instituti i Virologjisë së Wuhan-it, ku ruhen më shumë se 1,500 viruse.

09:41
“Nga pandemia s’na mbron vetëm vaksina, por edhe antitrupat e dashurisë”/ Gramoz Ruçi uron Pashkët

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot besimtarët ortodoksë me rastin e Festës së Pashkëve.

09:31
“Kujdes, nënat të mos shoqërohen me shoqe”/ Kohë pandemie, sot Tirana e mamave dhe fëmijëve

Ashtu siç u bë me dijeni nga kryeministri Edi Rama, sot, deri në orën 11:00 do të mund të dalin në këmbë në qendrat urbane vetëm nënat me fëmijët deri në 10 vjeç.

09:21
Basha poston foton: Urimet dhe lutjet tona të para janë për të gjithë ata që përballen me virusin

Kreu i PD ka vendosur t’i urojë Pashkët me një foto të lepurushëve të Pashkëve të përgatitur nga vajzat e tij.

09:21
“Sjelltë kjo ditë e shenjtë shpresë”/ Ambasada Amerikane uron Pashkët

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane i ka uruar Pashkët të gjithë bashkësisë ortodokse në Shqipëri.

09:13
Detajet/ Mat, shkon në 5 numri i të arrestuarve nga operacioni “Ulëza”

Ka vijuar operacioni i nisur në nëntor të 2019-s, duke e çuar në pesë numrin e personave të arrestuar, si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

09:02
Trump paralajmëron Kinën: Do përballet me pasoja nëse është përgjegjëse për shpërthimin e pandemisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka paralajmëruar Kinën se do të përballet me pasoja nëse vërtetohet se qëllimisht është përgjegjëse për përhapjen e koronavirusit të ri në botë.

08:46
1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë shërohen nga Covid-19/ Shkon në 302 numri i personave që kanë fituar “luftën”

Një mjek dhe dy infermiere në Tiranë kanë mundur të shërohen nga pandemia Covid-19, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit.

08:32
Teori konspiracioni apo jo? A “shpërtheu” SARS-CoV-2 nga një laborator kërkimor

Ajo që në fillim dëgjohej si teori konspiracioni, mund të shfaqet si teori autentike. A mund të ketë dalë virusi i koronës nga një laborator që merrej me studimin e viruseve tek lakuriqët e natës?

08:23
“Preket dinjiteti njerëzor”/ Ndryshimet në Kodin Penal, DW: Epidemia është bërë e kontrollueshme, po me cilin çmim?

Shqipëria ka hyrë për të pestën javë rresht në shtetrrethimin e fundjavës. Ndryshe nga shtet rrethimet e mëparshme këtë fundjavë ai është zgjatur, nga 40 në 60 orë. Shtetrrrethimi ka nisur në pasditen e të premtes (17.04.2020) dhe përfundon të hënën, në orën 05:30 të mëngjesit, me përjashtim të rasteve të emergjencës shëndetësore.

08:15
“Në këtë të diel paqeje dhe reflektim”/ Rama uron me një video besimtarët ortodoksë

Disa minuta më parë, përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë.

07:57
Shtohen vranësirat, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

07:40
Turqi, shkon në 1.890 numri i viktimave nga COVID-19

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se me 121 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 1.890.

07:12
Francë, shkon në 19.323 numri i të vdekurve nga COVID-19

Franca ka raportuar 642 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 19.323.

06:59
Lidhja mes pagjumësisë dhe tensionit të lartë, ja çfarë duhet të bëni

Një studim i fundit shkencor mbi tensionin ka zbuluar se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike janë tejet të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut. Sipas studimeve, njerëzit të cilëve u duhet më shumë se 15 minuta për t’i zënë gjumi rrezikohen disa herë më shumë nga tensioni i lartë i gjakut.

06:47
Studimi/ Ata që nuk hanë mëngjes janë më të rrezikuar nga zemra

Një studim amerikan ka zbuluar se njerëzit që nuk hanë mëngjes janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Studimi në fjalë është publikuar në revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë. Sipas tij, njerëzit që nuk hanë mëngjes janë 87% më të rrezikuar të humbasin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare.

06:32
Uthulla e mollës si shpëtim ndaj sinozitit

Uthulla e mollës përdoret për shumë qëllime të ndryshme shëndetësore dhe një nga trajtimet më të këshilluara është inflamacioni i sinusit i njohur edhe si sinoziti. Për trajtimin e këtij problemi mjekësor, njerëzit përdorin ilaçe të ndryshme. Por asnjë nga barnat farmaceutikë nuk është natyralisht efektiv dhe mund të kenë disa efekte anësore serioze. Uthulla e mollës është fantastike për trajtimin e sinozitit për shkak të vetive që eliminojnë infeksionin dhe parandalojnë shfaqjen e infeksionit të ri. Uthulla e mollës pastron rrugët e frymëmarrjes sepse përmban shumë vitaminë E, A dhe B1, kalcium dhe magnez. Uthulla e mollës gjithashtu përmban acid që ndalon rritjen e infeksionit dhe eliminon bakteret.

06:17
Kroacia zgjat izolimin për shkak të koronavirusit

Kroacia njoftoi të shtunën se do të zgjasë izolimin për shkak të koronavirusit edhe për 15 ditë të tjera. Autoritetet atje i kanë mbyllur dyqanet, baret, restorantet, shkollat dhe transportin publik një muaj më parë.

05:55
Kufiri SHBA-Kanada mbetet i mbyllur edhe për një muaj

Kufiri SHBA-Kanada do të mbetet i mbyllur edhe për një muaj, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau. Në një fjalim të mbajtur të shtunën, Trudeau tha se të dyja vendet janë pajtuar për vazhdimin e mbylljes.

05:39
Provat klinike me ilaçin remdesivir për trajtimin e COVID-19

Ndërsa shtohet numri i viktimave dhe individëve të infektuar me virusin COVID-19, një lloj shprese shihet tek përdorimi i ilaçeve ekzistuese për të tajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi. Kompania amerikane Gilead Sciences njofton se ka shtuar numrin e pacientëve që po testojnë ilaçin e saj eksperimental remdesivir, të prodhuar vite më parë për të trajtuar Ebolën. Tregu i aksioeve të kompanisë po ashtu pësori një ngritje të premten si rezultat i lajmeve të mira se ilaçi i kompanisë ka treguar rezultate premtuese gjatë testeve klinike.

05:08
Gjermania tërheq vëmendjen me numrin e ulët të viktimave nga koronavirusi

Ndërsa vendet në gjithë botën përballen me mungesën e spitaleve dhe paisjeve për pacientën me koronavirus, qytete gjermane si Bremeni po pranojnë pacientë nga vendet fqinjë. Dy pacientët e parë janë nga Strasburgu i Francës, vend që po përballet me mbingarkesën e spitaleve. Qyteti teorikisht mund të pranojë më shumë pacientë, sipas zëdhënëses së grupit spitalor Gesundheit North, Karen Matiszick, megjithëse kjo gjendje mund të ndryshojë.

04:34
Kompanitë farmaceutike në garë për testin e COVID-19

Gjigandi farmaceutik zviceran “Roche” tha të premten se së shpejti do të ketë një test për të treguar nëse njerëzit kanë patur Covid-19, duke iu bashkuar kështu firmave të tjera që po konkurojnë për të prodhuar një sistem efikas. Ndërkohë një laborator në Gjermani ka filluar vizitat derë-më-derë për të testuar njerëzit për koronavirusin.

04:01
SHBA: Presidenti Trump parashikon rihapjen e ekonomisë në disa shtete

Presidenti Donald Trump tha dje se parashikon që disa pjesë të vendit të hapen në javët e adhshme. Ai foli në konferencën e përditshme për shtyp, ndërsa në disa shtete grupe protestuesish po kundërshtojnë urdhrat për të ndenjur në shtëpi dhe po kërkojnë hapjen e ekonomisë. Presidenti Trump tha se në shumë shtete aftësitë për të testuar janë të mjaftueshme për të mundësuar rihapjen e ekonomisë.

03:40
SHBA, kufizimet e rrepta për koronavirusin po japin rezultat

Ndërsa në SHBA numri i të vdekurve nga koronavirusi ka vazhduar të rritet, shtrimet në spital dhe tregues të tjerë janë duke u ulur, një shenjë që tregon se kufizimet drastike të distancimit fizik të vendosura në 42 nga 50 shtetet amerikane po funksionojnë.

03:23
Cuomo: Bie numri i të vdekurve nga koronavirusi në Nju jork

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo tha të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet pati 540 të vdekur nga koronavirusi, shifra më e ulët ditore në më shumë se dy javë. Duke folur në një konferencë shtypi, zoti Cuomo tha gjithashtu se shtrimet e reja në spitale vazhdojnë të vërtiten në shifrën 2000, duke shtuar se ky është gjithsesi një numër i madh.

02:54
Kore e Jugut, pacientët e shëruar po infektohen sërsih

Në Korenë e Jugut, zyrtarët e shëndetësisë po përpiqen të zgjidhin një mister: përse 163 persona që janë shëruar nga koronavirusi, kanë rezultuar sërish pozitiv. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Kinë, ku disa pacientë koronavirusi kanë rezultuar pozitivë pasi ishin shëruar edhe pse në këtë vend, nuk ka shifra zyrtare. Kjo ngre pyetjen: a mund të riinfektohesh me koronavirus?

02:36
E mundem koronavirusin, kinezët ‘pushtojnë’ Murin e Madh Kinez

Qindra banorë të Pekinit kanë vizituar seksionin Badaling të Murit të Madh të Kinës, që u rihap për vizitorët më 24 mars ndërkohë që jeta po kthehet gradualisht në normalitet në vend, pasi epidemia e koronavirusit u vendos nën kontroll.

02:10
Testet e antitrupave, OBSH shuan shpresën e Britanisë së Madhe

Shpresat se testet e antitrupave për koronavirusin mund të ndihmojnë Britaninë e Madhe ti japë fund izolimit, duket se janë zbehur pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë vuri në diskutim nëse ato ofrojnë apo jo ndonjë garanci për imunitet. Britania e Madhe, ka vendosur testet e antitrupave, që vërtetojnë nëse dikush e ka patur Covid-19, në qendër të një plani për rikthim në jetën normale.

01:53
Vala e dytë e pandemisë/ OBSH: Nuk është hipotezë, është siguri

Një valë e dytë e epidemisë së koronavirusit në vjeshtë? Më shumë se një hipotezë, është një siguri – thotë Valter Ricardi, përfaqësues italian në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe këshilltar në ministrinë italiane të Shëndetit.