‘Parcelë me kanabis vetëm 6 km larg Tiranës’, gazetari: Kur shkon policia gjen vetëm…

07/10/2020 22:57

Gazetari Jul Kasapi ka thënë në emisionin Open në Top Channel që në korrik të këtij viti vetëm 6 km larg Tiranës ka pasur një parcelë të mbjellur me kanabis.

Sipas gazetarit kanabisi ka qenë i mbjellur në fshatin Prush, por policia gjeti gjithçka të djegur dhe vetëm gropat e bimëve të kanabisit.

“Vetëm 6 kilometra jashtë Tiranës në fshatin Prush ka pasur një parcelë kanabisi. Kur policia bën një aksion kanabisi nuk gjendet por gjendet vetëm toka e djegur. Kush u dënua për këtë? Zero. Më pas kemi edhe një raport të shërbimit të çështjeve dhe ankesave në Ministrinë e Brendshme ku del në përfundimin se në polici ka 57% të shpërdorimit të detyrës, janë bërë për lëndë narkotike. Aktet korruptive janë në nivel drejtues. Ka kanabis, ka qenë, vijon dhe do të vijojë. Policia gjithmonë nis operacione për të bërë të mundur krehjen e territorit, ka dhe nga njoftime të policisë që u sekuestruan 14 gramë hashash.”

Top Channel