Nuk është kurrë vonë për të realizuar dëshirat që t’i ke.

Këtë moto duket se ka ndjekur një e moshuar në Britaninë e Madhe, e cila ka zgjedhur që ta festojë ndryshe ditëlindjen e saj të 90-të. E moshuara është hedhur me parashutë nga 4.500 metra lartësi.

Veç se një dëshirë, për të moshuarën kjo ishte dhe një mision, pasi paratë që do të përfitonte nga kjo eksperiencë e pazakontë do t’i dhuronte për bamirësi. Patrica Baker arriti që të përfitonte nga vizitorët e shumtë që ishin aty për të parë hedhjen, plot 2.000 euro, e shumën e mbledhur ia dhuroi një shkolle dhe spitali për fëmijë.

Gjyshja e famshme së fundi është shfaqur përkrahë së bijës 59-vjeçe Carole, në emisionin e mëngjesit “Good Morning Britain” dhe tha: Kur kërceva ishte një ndjejë brilante. Një adrenalinë që do ta mbaj mend gjatë”.

 

FOTO GALERI
1/12

Top Channel