Presidenti amerikan Donald Trump, thotë se ai ndihet shumë mirë pasi u prek nga covid, madje e ka cilësuar atë “si një bekim nga Zoti”.

Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në më pak se një javë pasi rezultoi pozitiv.

Ai nuk kishte simptoma të covid dhe për më shumë se 24 orë dhe as temperaturë prej tre apo 4 ditësh, tha mjeku i tij Sean Conley.

Në një video mesazh Trump u tha amerikanëve se të gjithë duhet të kenë akses për trajtimin mjekësor që ai pati pa kosto ekstra.

Ai tha se kokteji eksperimental i antitrupave që iu dha javën e kaluar ishte një kurë sesa një masë terapeutike, duke shtuar se qindra mijëra doza ishin tani të gatshme. Por nga ana tjetër ilaçet e Regeneron nuk janë miratuar nga rregullatorët federalë.

Top Channel