Problemet me energjinë elektrike, njoftimi i OSHEE-së: Ja zonat pa drita

08/10/2020 11:07

Gjatë mëngjesit të kësaj të enjteje Durrësi dhe gjithë Jugu i Shqipërisë kanë ngelur pa drita.

Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit kjo ka ndodhur si shkak disa problemeve në Sistemin e transmetimit por edhe në linjat e tensionit të lartë  dhe në nënstacionet e disa qyteteve.

Njoftimi i OSHEE:

Ju informoj se diten e sotme dt 08.10.2020, u stakua L 220 15/2 Tirana 2 – Elbasan 1 si pasoje e keputjes se nje faze.

Gjithashtu, sot ne dt 08.10.2020 ka qene e stakuar rreth ores 08:00 L 220 – 7 Elbasan 1 – Fier per remont te planifikuar si dhe shtrirje te fibres Optike. Kjo linje, menjehere pas marrjes se informacionit per stakimin e L 220 15/2 Tirana 2 – Elbasan 1 eshte rikthyer ne pune dhe remonti eshte anulluar. L 220 – 7 Elbasan 1 – Fier u kyc ne ora 09:11.

Si rezultat kan mbetur pa energji per 18 minuta , Nst / Rrashbull, Nst Fier, Nst Babice dhe Nst/ TEC Vlora.

Ne ora 09.22 u stakua perseri L 220 – 7 Elbasan 1 – Fier nga veprimi i Mbrojtjes Distancionele, Faza A me Token.

Mbeten perseri pa energji deri ne keto momente Nst / Rrashbull, Nst Fier, Nst Babice dhe Nst/ TEC Vlora.

Aktualisht ne terren jane angazhuar Brigada e Tiranes, Brigada e Fierit, Brigada Kucove, Brigada Elbasan dhe Njesia e Mirembajtjes se Transmetimit, per zgjidhjen sa me te shpejte te problematikes.

Top Channel