Shkaktoi “luftë” civile në SHBA pasi i mori jetën George Floyd, lirohet nga qelia polici

07/10/2020 22:19

Derek Chauvin, ish oficeri i policisë në Minneapolis që vrau afrikano-amerikanin George Floyd duke i shtypur qafën me gjurin e tij për gati nëntë minuta në 25 maj, është lënë i lirë me kusht.

Lajmin e përcjell agjencia e lajmeve, AFP, e cila ka mundur të shohë dokumentatet gjyqësore. Garancia për Chauvin, e fiksuar që në 8 qershor, ishte 1 milionë dollarë.

Nuk është e qartë për momentin se kush i ka paguar paratë për të nxjerrë nga burgu oficerin e bardhë, që u bë shkas për protesta masive në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në pjesë të tjera të botës, njerëzit u ngritën për të denoncuar brutalitetin policor dhe padrejtësisë racore.

Mësohet se ish efektivi është larguar tashmë nga burgu i Minneapolis. Përpara tij, ishin lënë të lirë edhe tre policë të tjerë të akuzuar për vrasjen.

Top Channel