Franca ka shkatërruar 7-1 në miqësore Ukrainën. Golin e parë Gjelat e shënuan që në minutën ‘9 përmes Eduardo Camavinga. 17-vjeçari ,që është në radarin e Real Madrid, ka shënuar një gol të mrekullueshëm.

Më pas porta e Ukrainës u shkund dhe 3 herë të tjera deri në përfundim të pjesës së parë. Oliver Giroud shënoi dy herë në një hark kohor prej 10 minutash.

Ndërsa në minutën e 39’ ishte autogoli i Vitalii Mykolenko. Në pjesën e dytë shënoi Ukraina por nuk kaloi shumë kurë francezët iu rikthyen golave me Corentin Tolisso, Kylian Mbappe dhe seria e golave u mbyll me Antonie Griezmann në minutën e 89.

Top Channel