Një ish-police gjermane ka treguar së fundmi sesi ka kaluar disa vjet duke punuar ditën në forcat e rendit, ndërsa natën si modele veshjesh të pazakonta seksuale, të njohura si “dominatrix”.

Ish-policia joshëse thotë se për ndryshimin e saj është frymëzuar nga punonjëset e seksit dhe prostitutat të cilat takonte gjatë punës, shkruan tabliodi britanik DailyStar.

Sarah Keller, nga Duisburg, thotë se kishte marrë pjesë për herë të parë në një festë “variacionesh seksuale” me një shoqe në 2011.

Sarah thotë: “Ndjehesha mirë me policinë, ishte një punë e mirë por e ndjeja që diçka mundonte. Doja të bëja gjëra që të më jepnin kënaqësi, siç janë lojrat seksuale të sado-mazokizmit. Kam qejf kur ushtroj pushtet mbi meshkujt dhe i urdhëroj ata”.

Kështu që gjatë ditës ajo “luftonte krimin” ndërsa natën vishej me kostumin e llastikut “dominatrix” dhe punonte me klientët.

Për fat të keq Sarah u dëbua nga policia pas daljes së fotove të saj seksuale në rrjetin e WhatsApp të policisë.

Prandaj prej vitit 2017, Sarah nuk është më police po një “dominatrix” me emrin Calea Toxic.

Ajo tani ka mbi 27,900 ndjekës në Instagram dhe është shfaqur në disa revista meshkujsh.

FOTO GALERI
1/5
Një ish-police gjermane ditën punonte në forcat e rendit ...

Top Channel