Habit rasti i Donald Trump/ Në pak ditë pas infektimit, presidenti krijoi antitrupa

08/10/2020 01:24
Presidenti Donald Trump

Mjeku i Donald Trump deklaroi edhe një herë se gjendja e presidentit është e qëndrueshme, ai nuk ka paraqitur më simptoma të sëmundjes, dhe duket se është vërtet mjaft mirë.

“Ndihem shkëlqyeshëm”, citohet të ketë thënë shefi i Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë, analizat laboratorike duket kanë treguar se në sistemin e presidentit ka prani antitrupash të Covid-19, dhe kjo ngre pyetjen se kur e ka marrë vërtet virusin.

Studimet e deri tanishme tregojnë se antitrupat ndaj kësaj sëmundjeje nuk krijohen përpara javës së dytë nga shfaqja e simptomave. Trump dhe Melania Trump u diagnostikuan me koronavirus në 2 tetor.

Tre ditë më vonë, presidenti u largua nga spitali i Washingtonit ku ishte shtruar dhe u tha amerikanëve të mos frikësohen nga koronavirusi dhe të mos lejojnë që ai tu dominojë jetën pasi shtetit “ do ta mposhtë sëmundjen me ilaçet më të mira dhe vaksina”. Trump, që shtyu një sërë eventesh pas infektimit, është zotuar t’iu rikthehet sërish aktiviteteve.

Top Channel