Asist i Xhakës nuk mjafton për zviceranët, Kroacia fiton me përmbysje rezultati

07/10/2020 23:40

Zvicra dhe Kroacia janë përballur në një ndeshje miqësore, ku nuk kanë munguar tifozët, ndërsa në fund fituan kroatët me rezultatin 2-1.

Ajo që vlen të përmendet është forma e mirë e mesfushorit shqiptar që luan për Zvicrën, Granit Xhaka, i cili ka dhënë dhe asist në golin e vetëm të skuadrës së tij.

Lojtari i Arsenalit dha asistin në golin e realizuar nga Mario Gavranovic në minutën e 31-të. Xhaka harkoi saktë në zonë për Gavranovicin që realizoi gol të bukur me kokë. Josip Brekalo dhe Mario Pasalic megjithatë realizuan për kroatët për të përmbysur rezultatin.

Top Channel