Durrës/ I kërcënon me thikë, hajduti vjedh xhiro ditore në një dyqan celularësh

07/10/2020 20:50
foto ilustruese

Durrës- Një vjedhje ka ndodhur rreth orës  18:45, në lagjen nr.5, Durrës. Sipas policisë një person ende i paidentifikuar dyshohet se duke mbajtur në dorë një mjet prerës (thikë), ka marrë një shumë parash nga xhiro ditore në një dyqan celularësh.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët po hetojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.10.2020, rreth orës 18:45, në lagjen nr.5, Durrës, një person ende i paidentifikuar dyshohet se duke mbajtur në dorë një mjet prerës (thikë), ka marë një shumë parash nga xhiro ditore në një dyqan celularësh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel