Dhurata për ditëlindjen e Putin, Rusia teston raketën supersonike në 68 vjetorin e presidentit

08/10/2020 02:20

Ushtria ruse njoftoi se ka testuar me sukses raketën Tsirkon nga bregu verior i vendit, nje ngjarje kjo që përkoi më ditëlindjen e 68-të të presidentit rus Vladimir Putin, i cili e ka konsideruar këtë si diçka “shumë të madhe” për këtë shtet. Duke folur përmes një video-konference, Shefi i Përgjithshëm i stafit, Valery Gerasimov tha se testimet janë kryer në Detin e Bardhë. Sipas Gerasimov, raketa supersonike ka fluturuar me shpejtësi tetë herë më të madhe sesa ajo e zërit.

‘Testimi i rakestës Tsirkon ishte një zhvillim i rëndësishëm jo vetëm për forcat tonë të armatosura, por për të gjithë Rusinë. Pajisja e Forcave tona të Armatosura, ushtrisë dhe marinës – me sistemet më të fundit të armëve, krejtësisht të pakrahasueshme, do të sigurojë kapacitetet tona mbrojtëse për një kohë të gjatë’- tha Putin.

Putin ka folur vazhdimisht për armët e reja, si Tsirkon, duke pretenduar se nuk janë të krahasueshme me asnjë armë tjetër në botë, dhe se nuk mund të ndalen nga asnjë sistem.Vitin e kaluar, presidenti rus deklaroi se kjo raketë do të mund të fluturojë në 9 mars e është zotuar për forcimin e pranisë ushtarake të Rusisë në Arktik.

Top Channel