Të zhdukurit në Malësi të Madhe/ Gazetari: Daniel Pepaj është shpallur në kërkim

07/10/2020 21:39

Me datë 3 tetor në Malësinë e Madhe u zhdukën 3 të rinj ku sipas dyshimeve ata janë vrarë për prishjen e pazareve të drogës.

Në një lidhje direkte për Open në Top Channel, gazetari Klodian Zhivani tha se kërkimet u ndërprenë për shkak të reshjeve, dhe pritet të vazhdojnë nesër. Një tjetër detaj që dha Zhivani është se Daniel Pepaj është shpallur në kërkim.

“ Kërkimet janë ndalur për shkak të reshjeve atmosferike dhe pritet që kërkimet të vazhdojnë nesër. Aktualisht po kërkohet në zonën e Vrithit. Policia nuk e pranon zyrtarist, por Daniel Pepaj është shpallur në kërkim”- tha Zhivani.

Top Channel