Si në lojërat kompjuterike/ Hajdutët zbresin me forcë nga makina gruan, largohen me tre fëmijët e saj

07/10/2020 20:45

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Britaninë e Madhe.

Sipas formacioneve që vijnë nga ishulli, tre hajdutë kanë tërhequr zvarrë një grua nga makina e saj, e më pas janë larguar me shpejtësi së bashku me tre fëmijët që qëndronin në sendilën e pasme.

Policia ndërkohë ka publikuar një video ku shihet e gjithë dinamika e ngjarjes. Shikohet se fillimisht dy grabitës hapin me forcë derën e makinës e tërheqin gruan, në sytë të tre vajzave të saj, të moshës katër, pesë dhe shtatë vjeç.

E më pas largohen me shpejtësi nga aty. Policia ndërkaq, është vënë në ndjekje të agresorëve, ndërkohë nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me tre fëmijët e gruas.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel