Miliarda euro gjobë/ Polonia godet rëndë gazpromin rus

07/10/2020 21:11

Autoriteti Polak për Konkurencën dhe Mbrojtjen e Konsumatorit (Uokik) ka vendosur një gjoba rekord prej miliarda dollarësh mbi kompaninë ruse të energjisë Gazprom.

Gazsjellësi Nord Stream 2 i Detit Baltik, në të cilin ajo është e përfshirë, është halë në sy për Poloninë, që ka gjobitur gjithashtu edhe pesë ndërmarrje të tjera të përfshira në këtë projekt.

Gazpromi megjithatë, ka peshën më të rëndë: ai duhet të paguajë rreth 6.45 miliardë euro, ndërsa në total partnerët e tjerë, duhet të japin 52 milionë euro. Deri tani, gazi rus është transportuar përmes tubacioneve që përshkojnë Ukrainën dhe Poloninë.

Nord Stream 2 ka për qëllim të rrisë ndjeshëm potencialin për dërgesat e gazit rus në Gjermani, por kundërshtohet nga shumë shtete. Kritikët druhen se ai mund të dobësojë rëndësinë strategjike dhe ekonomike të gazsjellësve alternativë dhe vendeve tradicionale të tranzitit – përfshirë Poloninë, si dhe Ukrainën.

Qeveria në Varshavë ishte që në fillim kundër tubacionit të ri. Punimet për ndërtimin e gazsjellësit me gjatësi 1230 kilometra aktualisht janë ndalur, sepse kompanitë e përfshira kërcënohen me sanksione nga SHBA. Presidenti amerikan Donald Trump e akuzoi Gjermaninë se po kalon në varësinë e gazit rus.

Top Channel