“Kur mendoj që ende diskutohet rikthimi për herë të tretë i Saliut, atij që mori në qafë gjyshërit, prindërit tanë, tani edhe brezin tim, të fëmijëve të mi dhe të fëmijëve tanë, më duket një fyerje shumë e madhe.”

Këtë deklaratë kryetari i bashkisë së Tiranës e bëri në një takimi me ish-ushtarakë në Njësinë 4. Në ndalesën e radhës kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar mbylljen e procesit të dosjeve të familjeve që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas tij, shtëpitë dhe pallatet e reja që do të ndërtohen për këto individë do të projektohen nga arkitekti Stefano Boeri.

“I mbyllim dosjet! I marrim vendimet! Po t’i lëmë për vitin tjetër do thonë: Po i bëjnë për fushatë, jo po se kanë interes tani, jo se duan t’i mbajnë njerëzit varur. Ne nuk jemi ai lloj race, nuk mbajmë asnjeri varur. Siç mbyllëm 100% tërmetin e shtatorit, do të mbyllim 100% edhe të nëntorit.”

Në vijim të turit të takimeve, Veliaj inspektoi edhe punimet që po kryhen për ndërtimin e një stacioni të ri zjarrfikësesh në zonën e Kinostudios, një i cili do të ketë edhe mjedise të veçanta për trajnimin e stafit si dhe për ndërgjegjësimin e nxënësve të shkollave.

Top Channel