E diel, 19 Prill 2020
08:32
Teori konspiracioni apo jo? A “shpërtheu” SARS-CoV-2 nga një laborator kërkimor

Ajo që në fillim dëgjohej si teori konspiracioni, mund të shfaqet si teori autentike. A mund të ketë dalë virusi i koronës nga një laborator që merrej me studimin e viruseve tek lakuriqët e natës?

08:23
“Preket dinjiteti njerëzor”/ Ndryshimet në Kodin Penal, DW: Epidemia është bërë e kontrollueshme, po me cilin çmim?

Shqipëria ka hyrë për të pestën javë rresht në shtetrrethimin e fundjavës. Ndryshe nga shtet rrethimet e mëparshme këtë fundjavë ai është zgjatur, nga 40 në 60 orë. Shtetrrrethimi ka nisur në pasditen e të premtes (17.04.2020) dhe përfundon të hënën, në orën 05:30 të mëngjesit, me përjashtim të rasteve të emergjencës shëndetësore.

08:15
“Në këtë të diel paqeje dhe reflektim”/ Rama uron me një video besimtarët ortodoksë

Disa minuta më parë, përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë.

07:57
Shtohen vranësirat, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

07:40
Turqi, shkon në 1.890 numri i viktimave nga COVID-19

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se me 121 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 1.890.

07:12
Francë, shkon në 19.323 numri i të vdekurve nga COVID-19

Franca ka raportuar 642 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 19.323.

06:59
Lidhja mes pagjumësisë dhe tensionit të lartë, ja çfarë duhet të bëni

Një studim i fundit shkencor mbi tensionin ka zbuluar se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike janë tejet të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut. Sipas studimeve, njerëzit të cilëve u duhet më shumë se 15 minuta për t’i zënë gjumi rrezikohen disa herë më shumë nga tensioni i lartë i gjakut.

06:47
Studimi/ Ata që nuk hanë mëngjes janë më të rrezikuar nga zemra

Një studim amerikan ka zbuluar se njerëzit që nuk hanë mëngjes janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Studimi në fjalë është publikuar në revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë. Sipas tij, njerëzit që nuk hanë mëngjes janë 87% më të rrezikuar të humbasin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare.

06:32
Uthulla e mollës si shpëtim ndaj sinozitit

Uthulla e mollës përdoret për shumë qëllime të ndryshme shëndetësore dhe një nga trajtimet më të këshilluara është inflamacioni i sinusit i njohur edhe si sinoziti. Për trajtimin e këtij problemi mjekësor, njerëzit përdorin ilaçe të ndryshme. Por asnjë nga barnat farmaceutikë nuk është natyralisht efektiv dhe mund të kenë disa efekte anësore serioze. Uthulla e mollës është fantastike për trajtimin e sinozitit për shkak të vetive që eliminojnë infeksionin dhe parandalojnë shfaqjen e infeksionit të ri. Uthulla e mollës pastron rrugët e frymëmarrjes sepse përmban shumë vitaminë E, A dhe B1, kalcium dhe magnez. Uthulla e mollës gjithashtu përmban acid që ndalon rritjen e infeksionit dhe eliminon bakteret.

06:17
Kroacia zgjat izolimin për shkak të koronavirusit

Kroacia njoftoi të shtunën se do të zgjasë izolimin për shkak të koronavirusit edhe për 15 ditë të tjera. Autoritetet atje i kanë mbyllur dyqanet, baret, restorantet, shkollat dhe transportin publik një muaj më parë.

05:55
Kufiri SHBA-Kanada mbetet i mbyllur edhe për një muaj

Kufiri SHBA-Kanada do të mbetet i mbyllur edhe për një muaj, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau. Në një fjalim të mbajtur të shtunën, Trudeau tha se të dyja vendet janë pajtuar për vazhdimin e mbylljes.

05:39
Provat klinike me ilaçin remdesivir për trajtimin e COVID-19

Ndërsa shtohet numri i viktimave dhe individëve të infektuar me virusin COVID-19, një lloj shprese shihet tek përdorimi i ilaçeve ekzistuese për të tajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi. Kompania amerikane Gilead Sciences njofton se ka shtuar numrin e pacientëve që po testojnë ilaçin e saj eksperimental remdesivir, të prodhuar vite më parë për të trajtuar Ebolën. Tregu i aksioeve të kompanisë po ashtu pësori një ngritje të premten si rezultat i lajmeve të mira se ilaçi i kompanisë ka treguar rezultate premtuese gjatë testeve klinike.

05:08
Gjermania tërheq vëmendjen me numrin e ulët të viktimave nga koronavirusi

Ndërsa vendet në gjithë botën përballen me mungesën e spitaleve dhe paisjeve për pacientën me koronavirus, qytete gjermane si Bremeni po pranojnë pacientë nga vendet fqinjë. Dy pacientët e parë janë nga Strasburgu i Francës, vend që po përballet me mbingarkesën e spitaleve. Qyteti teorikisht mund të pranojë më shumë pacientë, sipas zëdhënëses së grupit spitalor Gesundheit North, Karen Matiszick, megjithëse kjo gjendje mund të ndryshojë.

04:34
Kompanitë farmaceutike në garë për testin e COVID-19

Gjigandi farmaceutik zviceran “Roche” tha të premten se së shpejti do të ketë një test për të treguar nëse njerëzit kanë patur Covid-19, duke iu bashkuar kështu firmave të tjera që po konkurojnë për të prodhuar një sistem efikas. Ndërkohë një laborator në Gjermani ka filluar vizitat derë-më-derë për të testuar njerëzit për koronavirusin.

04:01
SHBA: Presidenti Trump parashikon rihapjen e ekonomisë në disa shtete

Presidenti Donald Trump tha dje se parashikon që disa pjesë të vendit të hapen në javët e adhshme. Ai foli në konferencën e përditshme për shtyp, ndërsa në disa shtete grupe protestuesish po kundërshtojnë urdhrat për të ndenjur në shtëpi dhe po kërkojnë hapjen e ekonomisë. Presidenti Trump tha se në shumë shtete aftësitë për të testuar janë të mjaftueshme për të mundësuar rihapjen e ekonomisë.

03:40
SHBA, kufizimet e rrepta për koronavirusin po japin rezultat

Ndërsa në SHBA numri i të vdekurve nga koronavirusi ka vazhduar të rritet, shtrimet në spital dhe tregues të tjerë janë duke u ulur, një shenjë që tregon se kufizimet drastike të distancimit fizik të vendosura në 42 nga 50 shtetet amerikane po funksionojnë.

03:23
Cuomo: Bie numri i të vdekurve nga koronavirusi në Nju jork

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo tha të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet pati 540 të vdekur nga koronavirusi, shifra më e ulët ditore në më shumë se dy javë. Duke folur në një konferencë shtypi, zoti Cuomo tha gjithashtu se shtrimet e reja në spitale vazhdojnë të vërtiten në shifrën 2000, duke shtuar se ky është gjithsesi një numër i madh.

02:54
Kore e Jugut, pacientët e shëruar po infektohen sërsih

Në Korenë e Jugut, zyrtarët e shëndetësisë po përpiqen të zgjidhin një mister: përse 163 persona që janë shëruar nga koronavirusi, kanë rezultuar sërish pozitiv. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Kinë, ku disa pacientë koronavirusi kanë rezultuar pozitivë pasi ishin shëruar edhe pse në këtë vend, nuk ka shifra zyrtare. Kjo ngre pyetjen: a mund të riinfektohesh me koronavirus?

02:36
E mundem koronavirusin, kinezët ‘pushtojnë’ Murin e Madh Kinez

Qindra banorë të Pekinit kanë vizituar seksionin Badaling të Murit të Madh të Kinës, që u rihap për vizitorët më 24 mars ndërkohë që jeta po kthehet gradualisht në normalitet në vend, pasi epidemia e koronavirusit u vendos nën kontroll.

02:10
Testet e antitrupave, OBSH shuan shpresën e Britanisë së Madhe

Shpresat se testet e antitrupave për koronavirusin mund të ndihmojnë Britaninë e Madhe ti japë fund izolimit, duket se janë zbehur pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë vuri në diskutim nëse ato ofrojnë apo jo ndonjë garanci për imunitet. Britania e Madhe, ka vendosur testet e antitrupave, që vërtetojnë nëse dikush e ka patur Covid-19, në qendër të një plani për rikthim në jetën normale.

01:53
Vala e dytë e pandemisë/ OBSH: Nuk është hipotezë, është siguri

Një valë e dytë e epidemisë së koronavirusit në vjeshtë? Më shumë se një hipotezë, është një siguri – thotë Valter Ricardi, përfaqësues italian në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe këshilltar në ministrinë italiane të Shëndetit.

01:33
Avioni mbërriti në Rinas, kthehen shqiptarët nga Italia

Në Rinas mbërriti avioni që solli shqiptarët e bllokuar në Itali nga pandemia, ndërsa në mëngjes erdhën 47 të tjere nga Stambolli që u vendosën në hotelet karantinë të Golemit.

01:29
Ringjallja e Krishtit/ Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkën

Krishti u Ngjall, me këtë urim besimtarët ortodosë pritën Pashkën, ditën e ngjalljes së Jezu Krishtit.

E shtunë, 18 Prill 2020
22:46
Pesë argjentinas dhe një brazilian, Maradona zbulon idhujt e tij

Diego Armando Maradona mori pjesë në një sfidë virale në Instagram dhe zbuloi gjashtë lojtarët që e bënë atë të dashurohej me futbollin. I nominuar nga ish-futbollisti Ian Rush (mit në Uells), Pibe de Oro, trajneri aktual i Gimnasias, zgjodhi pesë argjentinas dhe një brazilian. Pasi zbuloi idhujt e tij të rinisë, Maradona nominoi emra të tillë si Claudio Caniggia, Oscar Ruggeri, Juan Simón, Ricardo Bochini dhe Sergio Batista për të vijuar sfidën.

22:43
Interi blindon mbrojtjen, rinovon kontratat me dy futbollistë

Drejtuesit e Inetrit po shfrytëzojnë periudhën e ndërprerjes së futbollit për të planifikuar më së miri të ardhmen e klubit dhe sipas raportimeve të mediave italiane, kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me dy nga shtyllat e repartit të mbrojtjes, Milan Skriniar dhe Stefan De Vrij.

22:25
Rituali i ‘piercing ekstrem’/ Festivali indian i vetë-lëndimit anullohet prej koronavirusit

Një festival i lashtë i periudhës së para-korrjeve në shtetin indian Bengalit, ku burrat shpojnë veten e tyre me shufra e grepa, është anuluar sivjet prej koronavirusit.

22:17
Aktorja e serialit “La Casa del Papel” tregon peripecitë pasi u infektua me COVID-19: Super e rrezikshme

Aktorja e serialit të njohur “La Casa del Papel”, Itziar Ituno, u infektua me koronavirus.

22:04
Vetë janë të bukura e elgante, por nuk keni parë mamatë e personazheve të famshëm kur ishin të reja

Personazhet e njohur të ekranit kanë punuar fort për të qenë të suksesshëm në jetë. Pir disa nga cilësitë e tyre vijnë nga familja, më saktë nga mami dhe babi i tyre.

21:51
Kroacia zgjat periudhën e izolimit, gati plani për të lehtësuar masat

Kroacia ka vendosur që të zgjasë periudhën e izolimit edhe për 15 ditë. Ministri i Brendshëm Davor Bozhinoviç u shpreh se qeveria po shikon nëse është e mundshme që të lehtësojë gradualisht disa masa për qarkullim.

21:48
Britani, koronavirusi anullon të shtënat e topit për ditëlindjen e mbretëreshës

Pandemia e koronavirusit i ka dhënë një tjetër goditje monarkisë britanike teksa zyrtarët kanë njoftuar anullimin e përshëndetjes me goditje topi për ditëlindjen e mbretëreshës.

21:44
Kopja ‘e frikshme’ e Angelina Jolie sëmuret rëndë me koronavirus, 22-vjeçarja ndodhet në burg dhe…

Fatemeh Khishvand njihet si kopja e shpërfyturuar e aktores së famshme, Angelina Jolie.

21:40
Ikona e Liverpool-it Kenny Dalglish fiton betejën me COVID-19, del nga spitali

Aktori Bruno Shllaku është shtruar këtë pasdite në QSUT, pasi ka pësuar hemoragji cerebrale.

21:38
COVID-19/ Mbi 2.3 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

Numri i të infektuarve me COVID-19 në botë ka shkuar në mbi 2.3 milionë. Ndërkohë që kanë humbur jetën nga virusi 158 885 persona.

21:36
Vdekja e 69-vjeçarit, PD: Qeveria po manipulon shifrat e koronavirusit

Vdekja në Spitalin Infektiv të 69-vjeçarit rikthen përplasjet politike mes opozitës dhe qeverisë. Ish-deputeti i PD-së për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahi me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se qeveria po manipulon faktet sa i përket të prekurve nga koronavirusi.

21:35
Kryekomunari i infektuar me Covid, Zv.kryeministri dhe ministri izolohen në Shkup

Zv/kryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për shtyp njoftuan se pas kontakteve që kanë pasur me kreun e komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski i cili rezultoi pozitiv në Covid-19, do të izolohen për 14 ditë.

21:34
Kina hedh poshtë akuzat: COVID-19 nuk u prodhua në laborator, do të vërtetohet shumë shpejt

Në SHBA mediat raportojnë se autoritetet kanë nisur një hetim për të vërtetuar se COVID-19 është prodhuar në laborator. Nga ana tjetër, Kina refuzon që ta pranojë një variant të tillë. Sipas saj madje, virusi u soll në Kinë nga jashtë dhe për këtë ka prova.

21:23
Rrëzohet gjuajtësi MiG-31 i forcave ajrore të Kazakistanit

Forcat ajrore të Kazakistanit kanë humbur së fundmi një nga gjuajtësit rusë MiG-31, i cili u rrëzua prej një defekti madhor në rajonin Karaganda pranë kryeqytetit.

21:13
Kushdo që ndalon është i humbur! 3,000 shqiptar në fidanishte nuk e ndalën punën në Pistoia

Afërdite Shani konsulente e programit IOM Albania për Diasporën Shqiptare në Toskana. Jeton në Itali që prej 20 vitesh duke kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj në këtë vend. Eksperte në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar me Shqipërinë, integrimin në Itali dhe çështje të tjera të integrimit evropian.

21:10
Leje-daljet me automjete, Rama poston lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar se tashmë leje daljet me automjete nuk do të merren më nëpërmjet emaileve por tek E Albania.

21:00
Shqiptarët ikin në Itali/ 47 u kthyen nga Stambolli në mëngjes, futen në karantinë në Golem

Në aeroportin e Rinasit u hapën dyert për të riatdhesuarit shtetas shqiptar që kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit. Këtë të shtunë u riatdhesuan përmes “Air Albania” nga Stambolli 47 shtetas, kryesisht studentë.

20:59
Pensionisti 83 vjeç, e shoqja 90, i mbijetojnë rënies 25m me makinë në rezervuar

Një grua 90-vjeçare dhe burri i saj 83, mbijetuan pas rënies 25 metra me makinë në një rezervuar me ujë në San Francisco, Kaliforni.

20:51
Adoleshenti dhuron maska/ Lezhë, 17 vjeçari i kishte blerë me kursimet e tij

Gjatë këtyre ditëve ato që kërkohen më së shumti nga të gjithë janë maskat dhe dorezat për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Në të shumtën e rasteve shumë njerëz kanë hasur vështirësi për t’i gjetur kjo për shkak se kërkesat për t’i blerë ato kanë qenë shumë të larta.

20:43
Hotele karantinë edhe në Pogradec/ 59 persona kanë hyrë nga Kapshtica dhe Qafë Thana

Shifra e personave që hyjnë në Shqipëri vazhdon të rritet. Mbi 160 emigrantë dhe shtetas shqiptarë kanë hyrë në vend gjatë ditëve të fundit nga Kapshtica e Qafthana ndërsa një pjesë prej tyre janë strehuar në Pogradec.

20:26
Mesha pa besimtarë/ Lutjet dhe qirinjtë u ndezën gjatë ditës në kishë, pasi në mesnatë nuk lejohet

Në prag të natës së shenjtë të Pashkëve, të shumtë kanë qenë besimtarët e moshuar të cilët kanë përfituar nga liridalja e tyre për t’ju drejtuar kishës për një lutje të fundit, në pamundësi që këtë lutje ta bëjnë në mesnatë apo në ditën e Pashkës. Është hera e parë që Pashkët festohen larg kishës, madje disa prej tyre tregojnë se edhe në diktaturë kanë pasur mundësi që fshehurazi t’i festonin Pashkët.

20:11
Inxhinieri 24 vjeçar braktis jetën në Norvegji për të jetuar me fisin indonezian në xhungël

Një inxhinier norvegjez ka përshkruar së fundmi sesi braktisi jetën moderne për të jetuar me një fis xhungle në Indonezi, duke u ushqyer me majmunë dhe lakuriqë nate.

20:09
Biznesi ngre qepenat/ Nga e hëna nisin punën dhjetëra aktivitete, por disa të tjera ende mbyllur

E hëna e javës së ardhshme do të sjellë një frymëmarrje të re për ekonominë, pasi disa sektorë do të hapin qepenat, për të vijuar punën lirisht brenda fashës së orarit 5 e mëngjesit me 17.30 e pasdites.

19:49
Mbërrin avioni me të riatdhesuarit nga Roma

Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në aeroportin e Rinasit avioni i radhës me të riatdhesuarit nga Roma.

19:37
Koronavirusi godet stafin presidencial të Nigerisë e Afganistanit

Epidemia e Covid-19 i është afruar zemrës së qeverisë në Nigeri, ku shefi i stafit të presidentit ka vdekur nga sëmundja, si dhe Afganistanit ku presidenti ka hyrë në vetë-izolim pasi 20 zyrtarë që punonin me të janë infektuar me virusin prej një dokumenti të kontaminuar.

19:36
Koronavirusi/ Sinjal pozitiv, po ulet kurba e frikshme e Shkodrës

Shifrat e ulëta të raportuara sot nga institucionet shtetërore kanë ngritur optimizmin dhe të Akademisë së Shkencave, e cila me buletinin e saj të përditshëm thekson se tashmë se numri i të shëruarve është 55%.

19:31
Një muaj pa takuar djalin, kryeinfermierja e Infektivit jep mesazhin rrëqethës për të birin

Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Ana Luca i ka dedikuar një status prekës të birit, të cilin nuk e takon prej një muaji, nga frika se mos i transmeton Covid-19, familjes së saj.

19:21
Kapen 1459 kilogram kokainë/ Arrestohet 43 vjeçari lushnjar në Holandë

Një sasi prej 1459 kilogramë kokainë është sekuestruar nga autoritetet holandeze në portin e Roterdamit.

19:13
Qeveria spanjolle kthen mijëra maska defektoze të prodhuara nga Kina

Maskat ishin prodhuar nga Garry Galaxy, një nga prodhuesit e aprovuar nga qeveria kineze për pajisje personale mbrojtëse mjekësore.

18:51
Djegia e tyrbes në Tepelenë/ Dervishi: Është dhunuar nga persona të pa fe, administratori: Me shumë gjasa qirinjtë…

Në Krahës të Tepelenës është djegur gjatë natës pjesërisht tyrbja dhe varrin  Baba Jonuz Gjiritit në këtë fshat.

18:48
Ministri britanik: Parqet të qëndrojnë të hapura gjatë bllokadës së koronavirusit

Ministri britanik i strehimit dhe qeverisë lokale tha sot se parqet e qyteteve duhet të qëndrojnë të hapura gjatë bllokadës së koronavirusit, në mënyrë që familjet më pak hapësirë për të banuar, të shijojnë orët e tyre të lirisë.

18:32
Shpresë nga Amerika për ilaçin kundër Koronavirusit, ka dhënë rezultat

Ndërsa shtohet numri i viktimave dhe individëve të infektuar me virusin COVID-19, një lloj shprese shihet tek përdorimi i ilaçeve ekzistuese për të tajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi.

18:21
Trupi i 15 vjeçares së vrarë gjendet në pusin e betonuar të xhaxhait

Priscilla Martinez ishte vrarë gjashtë javë më parë ndërsa trupi i saj ishte hedhur në një pus të mbyllur në kopshtin e xhaxhait të saj.

18:19
Elbasani më i bukur se kurrë, vetëm të moshuarit në shëtitje

Qyteti i Elbasanit kishte një tjetër pamje sot, një pamje të këndshme. Nuk e kishim ditur që kishim kaq shumë gjyshe e gjyshër që sot kanë përfituar të dalin dhe të bëjnë një shëtitje pas vendimit të qeverisë. Shumica e tyre e përkrah vendimin për t’i mbrojtur dhe për ti mbajtur të izoluar.

18:10
Itali/ 2200 të shëruar në 24 orët e fundit, ulet numri i rasteve dhe viktimave

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 23227, që do të thotë janë 482 viktima në 24 orët e fundit.

17:57
Trump: Protestuesit më duken të përgjegjshëm, në vazhdim mund të ketë hapje të vendit

Presidenti Donald Trump lajmëroi se po mendon që disa pjesë të vendit të hapen në javët e ardhshme. Në SHBA situata është përkeqësuar, ndërsa në disa shtete grupe protestuesish po kundërshtojnë urdhrat për të ndenjur në shtëpi dhe po kërkojnë hapjen e ekonomisë.

17:56
Flamurët e vendeve të prekura projektohen në majën e alpeve zvicerjane, në mesazh shprese ndaj koronavirusit

Flamuri amerikan mbuloi dje majën e famshme të Matterhorn në alpet zvicerjane në një seri iluminimesh gjigande për të shpërndarë mesazhin e shpresës e forcës kundër epidemisë së koronavirusit.

17:46
Tirana e paradites një festival qytetarie i gjyshërve! Veliaj u jep një premtim pasi epidemia të kalojë

Pas disa javësh izolim, kjo e shtunë u vendos t’i përkiste vetëm të moshuarve. Paraditen e sotme rrugët dhe parqet e Tiranës ishin vetëm për gjyshërit tanë, që ata të shijonin diellin dhe ajrin e pastër.

17:42
Moska: Testimi i raketës ruse anti-satelit ka shtangur Pentagonin

Testimi nga Rusia i raketës direkte anti-satelite (DA-ASAT) e ka bërë nervoz Pentagonin dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, shkruante dje opinionisti ushtarak rus Viktor Baranets në agjencinë GosNovosti.

17:35
Tepelenë/ Digjet tyrbja dhe varri i Baba Jonuz Gjiritit

Në Krahës të Tepelenës persona që nuk janë identifikuar ende nga policia kanë dhunuar dhe djegur pjesërisht tyrben dhe varrin e Baba Jonuz Gjiritit në këtë fshat.

17:25
Ndërron jetë pacienti i prekur nga CoVid-19 dhe pa simptoma/ Ministria: Kishte tumor prej 13 vitesh, vdiq nga hemoragjia cerebrale

Një person i cili ishte pozitiv nga CoVid-19 ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë sqaron se ai nuk ka ndërruar jetë nga Koronavirusi por nga hemoragjia cerebrale.

17:24
Infektimi i shpërndarësit të picave fut në karantinë 72 familje në Indi

Një shpërndarës picash në kryeqytetin indian New Delhi, rezultoi pozitiv koronavirus, dhe kjo bëri që të gjithë kolegët dhe ata që kishin marrë pica prej tij të futeshin në karantinë.

17:24
Pamje të rënda/ Viktimat nga CoVid-19 në Brazil qëndrojnë pranë pacientëve të infektuar

Një video rrënqethëse e filmuar brenda një spitali në Brazil, shfaq momentin kur trupat e pajetë qëndrojnë të shtrirë pranë pacientëve që po trajtohen për COVID-19. Në mungesë të kapaciteteve të nevojshme, trupat e pajetë qëndronin pranë pacientëve të prekur me kronavirus.

17:09
Shifra të frikshme sërish nga Britania, shkon në mbi 15 000 numri i viktimave

Departamenti i Shëndetësisë i Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 888 persona, numri më i lartë ky në javën e fundit. Shifra e re është më e madhe se 847 viktimat e shënuara të premten dhe 861 të vdekurit e shënuar të enjten.

16:56
Gruaja gjermane ndez mijëra qirinj në homazh prekës ndaj viktimave të koronavirusit

Gertrud Schop, punonjëse taksash në Gjermani, ka ndezur rreth 4,000 qirinj në formën e një kryqi në shtëpinë e saj në Zella-Mehlist për të kujtuar 3,868 njerëzit që kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani.

16:45
Akuza e fortë e PD-së: Skanerët po zbulojnë të infektuar me CoVid-19, tamponët i nxorën negativ

Partia Demokratike e Shqipërisë nëpër një deklarata ka akuzuar se skanerët rastësor po zbulojnë raste me Koronavirus, teksa tamponët u kanë rezultuar negativë.

16:39
Kryemyftiu i Arabisë Saudite: Namazet e teravisë dhe bajramit do të falen në shtëpi

Duke folur mbi rregullat e reja gjatë muajit të Ramazanit për shkak të koronavirusit, myftiu Sheik tha se namazet e teravisë do të falen në shtëpi dhe në rast të vazhdimit të masave deri në fund të muajit, edhe ai i Bajramit do falet nëpër shtëpi, raportoi agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA.

16:30
Brenda shtëpisë më të shtrenjtë në botë, vila franceze $250mln e Mohammed Bin Salman

Shtëpia e re ka brenda disko, akuarium, salla balloje, qilar vere dhe kinema. Ajo zotërohet nga Mohammed Bin Salman, pasuria e të cilit llogaritet në 9 miliardë euro.

16:25
“Më kanë komentuar që 14 vjeç”/ Rashel Kolaneci zbulon se e kanë ngacmuar reperët 

Ish-velina, Rashel Kolaneci, ka qenë sot në një lidhje direkte me emisionin “Pop Culture” ku ka folur rreth jetës së saj private dhe ka zbuluar disa detaje interesante.

15:59
Prodhuesit Boeing dorëzojnë helikopterin e 500-të Apache AH-64E prej kërkesës për eksport

Prodhuesit amerikanë të mjeteve ajrore Boeing njoftuan dje dorëzimin mjetit të 500-të AH-64E Apache, të prodhuar nga impjantet në Mesa, Arizona.

15:57
Shkrumbohet nga flakët një makinë në Elbasan, reagon policia

Elbasan- Një makinë është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan.  

15:43
Koronavirusi në Japoni, mjekët paralajmërojnë kolaps

Mjekët në Japoni kanë paralajmëruar se sistemi mjekësor i vendit mund të pësojë kolaps në mesin e një vale rastesh të reja koronavirusi.

15:17
Fotot/ Zjarrfikësit e Tiranës ‘zbarkojnë’ tek Infektivi, surpriza e tyre përlot mjekët që përballen me Covid-19

Zjarrfikësit e Tiranës kanë surprizuar këtë të shtunë mjekët në Spitalin Infektiv në Tiranë që po përballen çdo ditë me armikun CoVid-19.

15:16
Çdo ditë përballe Covid-19/ Të hënën nis testimi i ri serologjik për stafet mjekësore në laboratorin e QSUT

Tiranë- “Një testim i ri serologjik do të nisë të kryhet nga java tjetër në laboratorin e dytë që do të jetë gati edhe për testimet për COVID19, laboratori i Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”.

15:06
“E mundëm koronavirusin” – Kinezët “pushtojnë” Murin e Madh

Qindra banorë të Pekinit kanë vizituar seksionin Badaling të murit të madh të Kinës, që u rihap për vizitorët më 24 mars ndërkohë që jeta po kthehet gradualisht në normalitet në vend, pasi epidemia e koronavirusit u vendos nën kontroll.

15:05
“Nga e hëna rifillon prodhimi i avionëve e anijeve”, ish-deputetja e PD: Shqipëria është lider…

Teksa sot qeveria ka publikuar listën e bizneseve që do të hapin aktivitetin e tyre të hënën, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ironizuar me anë të një postimi në facebook për disa nga këto biznese.

14:50
Kriza e emigracionit! 49 fëmijë-refugjatë nisen nga Greqia drejt Gjermanisë

Zakonisht Aeroporti i Athinës është plot me turistë apo njerëz të biznesit. Vetëm në vitin 2019 aty kanë kaluar 29 milionë pasagjerë. Këtë vit pritej që rekordi të thyhej.

14:49
Tërmeti/ Bonusi i qirasë në Durrës, ja si mund të shihni statusin e dosjes së aplikimit

Bashkia e Durrësit krahas masave dhe luftës së përditshme ndaj përhapjes së virusit COVID 19, vijon punën për shpërndarjen e bonusit të qirasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

14:40
Fotot/ Si do të duket bota nëse karantina nuk do të marr fund

Dy artistët Giovanni Garrone dhe Violeta Draseikaitė me anë të disa fotove kanë shprehur idetë e tyre se si dot të duke bota nëse karantina nuk do të përfundonte.

14:40
“Shpif, shpif se diçka do mbetet”, MSH thirrje PD-së: Boll hodhët baltë mbi punën tonë por bashkojuni luftës

Menjëherë pasi Partia Demokratike ka denoncuar atë që e cilësojnë si skandalin me tenderin 3.5 milion dollarë të materialeve mbrojtëse shëndetësore, vjen reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

14:32
Tiranë/ Në 24 orë arrestohen 7 persona, 6 prej tyre të shpallur në kërkim

Në kuadër të masave të marra për parandalimin në përhapjen e mëtejshme të Covid-19, Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 7 personave, 6 prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim.

14:22
Deklarata e hidhur e Emergjencave Civile në Itali: Në Lombardi 5 herë më shumë viktima, se sa gjatë Luftës së Dytë Botërore

ITALI- “Në Lombardi ka pesë herë më shumë vdekje civile nga koronavirusi sesa ka pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore” kjo ka qenë deklarata e hidhure , Domenico Arcurit, komisarit të Emergjencave Civile në Itali.

14:16
Rritet numri i viktimave në Zvicër nga koronavirusi

Zvicra ka njoftuar se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga kororonavirusi i ri ka arritur në 1,111 persona.

14:08
Pandemia Covid-19/ Lajme të mira nga Spanja, bie sërish numri i viktimave

Numërohen më tepër se 20 mijë viktima deri më tani në Spanjë si pasojë e pandemisë koronavirus, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

13:57
Pas pensionistëve, nesër për ajrosje një tjetër kategori, Rama: Do të dalin vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një reagimi në Facebook ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të lejohen të dalin në këmbë deri në orën 11.00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç.

13:53
Infektohen me koronavirus stafi i presidentit të Afganistanit

Burime qeveritare në Afganistan thonë se të paktën 20 zyrtarë që punojnë në pallatin e presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani, kanë dalë pozitiv në testin e COVID-19.

13:53
Thyen karantinën dhe i futet autostradës me biçikletë, shqiptari habit policët në Itali: Dua të kthehem në Shqipëri

TREVISO – «Dua të kthehem në Shqipëri». Këto ishin fjalët e përdorura nga një shqiptar, i cili befasoi policët teksa pedalonte biçikletën e tij përgjatë autostradës A27.

13:48
Roma, ndihmojnë dhe punonjësit/ Lojtarët ulin pagat

Futbollistët dhe stafi teknik i skuadrës së Romës në Serie A kanë marrë vendimin që të ulin pagat e tyre në këtë kohë krize të shkaktuar nga coronavirusi, por kjo nëse kampionati italian do të rifillojë.

13:26
Fotot/ Rusia ndërton nga themelet spitalin gjigant për pacientët me koronavirus, reagon Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin përuroi një spitali të ri për të prekurit nga koronavirusi, i cili pretendohet se është ndërtuar nga themelet brenda 36 ditësh pune të pa ndalur.

13:22
“Një botë, bashkë në shtëpi”/ Koncerti në mbështetje të mjekëve në frontin e parë të luftës

Një koncert i mbushur plot me yje, do të transmetohet live në internet dhe në televizione për të mbështetur punonjësit e sistemit shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit në luftën me koronavirusin.

13:19
Sot nisi riatdhesimi, por disa shqiptarë zgjedhin të kthehen në Itali

Aeroporti i Rinasit këtë të shtunë hapi “portat” për shqiptarët të cilët kanë mbetur jashtë kufijve për shkak të koronavirusit. Por ka edhe nga ata shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Itali dhe që kishin mbetur në vendin tonë. Edhe për ta është dhënë një zgjidhje dhe janë lejuar që të kthehen.

13:07
Testet e antitrupave/ OBSH shuan shpresën e Britanisë së Madhe!

Shpresat se testet e antitrupave për koronavirusin mund të ndihmojnë Britaninë e Madhe ti japë fund izolimit, duket se janë zbehur pasi organizata botërore e shëndetësisë vuri në diskutim nëse ato ofrojnë apo jo ndonjë garanci për imunitet.

13:06
Sot qytetet ishin të tyre, Rama poston fotot e pensionistëve në ajrosje: Respekt dhe mirënjohje

TIRANË- Pas disa javësh izolim, kryeministri Edi Rama ditën e djeshme vendosi që këtë të shtunë deri në orën 11:00 qytete në të gjithë vendin të ishin vetëm të pensionistëve.

13:04
Vala e dytë e pandemisë në vjeshtë? OBSH: Më shumë se hipotezë është siguri

Një valë e dytë e epidemisë së koronavirusit në vjeshtë? Më shumë se një hipotezë, është një siguri – thotë Valter Ricardi, përfaqësues italian në organizatën botërore të shëndetësisë dhe këshilltar në ministrinë italiane të shëndetit.

12:49
Kishte mbushur makinën me kanabis dhe tentoi të korruptonte policët me 2 mijë lekë, arrestohet shoferi dhe tre persona në Shkodër

SHKODËR- Tre persona janë arrestuar në Shkodër për shkak se janë kapur me një sasi prej 58 kg kanabis në makinë.

12:45
Mjekja e shëruar nga koronavirusi: COVID-19 nuk është i lehtë për t’u tejkaluar

Valbona Tafilaj ka arritur që pas 30 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare ta mposht koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

12:34
PD: Denoncojmë skandalin me tenderin 3.5 milionë dollarë, qeveria bleu materiale mbrojtëse mjekësore me dyfishin e çmimit

Partia Demokratike këtë të shtunë ka denoncuar atë që e cilësojnë si skandalin me tenderin 3.5 milion dollarë të materialeve mbrojtëse shëndetësore.