​Ronaldo me shokë thyejnë rregulla e izolimit, pritet të dënohen

07/10/2020 17:06

Shtatë lojtarë të Juventusit janë larguar të hënën nga kampi stërvitor i Juventusit dhe mund të dënohen rëndë për shkak se i kanë thyer rregullat e izolimit.

Pasi u konfirmuan dy raste pozitive nga stafi të shtunën, Juventusi qëndroi i izoluar brenda qendrës stërvitore.Por, duket se lojtarë si Gianluigi Buffon, Merih Demiral, Rodrigo Bentancur, Juan Cuadrado, Danilo, Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo janë larguar nga kampi për t’iu bashkuar kombëtareve të tyre respektive.

Mediat italiane theksojnë se “Zonja e Vjetër” nuk mund të bllokonte largimin e lojtarëve dhe se përgjegjësia mbetet individuale për të gjithë ata të cilët nuk i respektojnë rregullat.

Roberto Testi, nga departamenti i mbrojtjes ka theksuar se nëse lojtarët largohen pa miratimin e organeve përkatëse mund të ballafaqohen me dënime dhe se kjo nuk do të duhet të paraqiste problem për lojtarët.

Top Channel