TIRANË- Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë duke thënë se rruga e vetme e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Sipas Varhelyi-t Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor ka potencialin për tu kthyer në një nga zonat që tërheq më së shumti investimet e huaja.

Kujtojmë se Varhelyi ka mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri për të dorëzuar progres-raportin e tetorit për Shqipërinë.  Pas fjalës së tij në Kuvend do të vazhdojë takimet me drejtuesit e Vettingut, kryeministrin Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Pjesë nga fjala e Varhelyit:

“Ne do jemi me ju që të bëheni shtete anëtare dhe të integruara në BE dhe në jetën tonë. Ka qenë përparësi për këtë Komision. Që prej ditës së parë ne kemi qenë të angazhuar për të mbajtur premtimet për Ballkanin Perëndimor. E ardhmja e të gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian. Kemi punuar në tre drejtime. Për të bërë procesin e integrimit. Për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe për të mbështetur ekonomikisht. Po vijojnë ende në këshill për këtë çështje. Shpresoj që të kemi marrëveshje dhe të mblidhen konferenca për të filluar zyrtarisht negociatat përkatëse. Pandemia për ekonominë e bën sfiduese. Përpjekjet tona fillimisht kanë shkuar për emergjencat fillimisht dhe më pas në rigjenerimin socio-ekonomik. Duam ta mbyllim hendekun mes juve dhe BE. do të keni mundësi shpejt të bëheni pjesë e familjes tonë. Kemi miratuar dje planin ekonomik për ju. Do të promovojë rimëkëmbjen afatgjatë rritje të konsiderueshme. Zbatimin e reformave drejt BE. Paketa e investimeve është në disa fusha. Nuk jemi këtu se cilat duhet të jenë përparësit por për të bashkëpunuar për të krijuar vende pune dhe rritje ekonomike. Sfida më të mëdha janë me transportin, energjinë, digjitalizimin sektorin privat dhe rininë. Kemi për të mobilizuar 9 miliard euro me anë të grandeve. Përveç kësaj kapaciteti për rajonin duhet për një barazi, për një potencial investimesh deri në 20 miliard euro, duke përfshirë këtu natyrisht edhe Shqipërinë. Sa u përket investimeve plani ka mbështetje për Shqipërinë. Korridori Blu, apo ai Mesdhetar. Fierza, Skavica dhe një pjesë dhe të Fier-Vlorës apo të gjithë pjesës së Adriatikut. Sistemet e integruar në formë paralele. Ballkani ka potencialin për të tërhequr investime. ” tha Varhelyi.

Top Channel