Rrëfimi prekës i konkurrentit të “PërPuthen”: Prindërit më kanë vdekur, ngushëllimi i vetëm…

07/10/2020 18:48

Emini është i vetmi djalë nga Kosova në emisionin “PërPuthen”.

Ai ishte i përzgjedhuri i Anës për një takim. Në atë takim, publiku njohu një anë tjetër të Eminit. Ai është prezantuar në studio, si një djalë i egër e pak i vrazhdë, për këtë Emini ka dhënë një shpjegim. Në takimin me Anën ai zbuloi se i ka humbur të dy prindërit, nënën para gjashtë vitesh, ndërsa babain para dy vitesh.

Ai thotë se largimi i tyre nga kjo jetë, i ka lënë një boshllëk të pakompesueshëm, megjithatë shprehet optimist për të ardhmen dhe ngushëllohet me shprehjen, “jeta vazhdon”. Me rrëfimin e bërë vajzat konkurrente thanë se kanë ndryshuar opinionin për Eminin. Ana tha se ajo ka një mendim komplet tjetër nga ajo që kishte më parë për Eminin. Ndërsa Shqipja e cilësoi atë si një person tepër të guximshëm.

“Po kanë ndikuar shumë, të gjithë ne jemi përballur me sfidat që jeta të sjell përpara, por njeriu duhet të gjejë forcë. Mami bën 6 vite ndërsa babai 2 vite. Njeriu duhet të pranojë sido që të vij jeta. Ata jetojnë jashtë vendit, ndërsa vëllai është në Kosovë. Për të jetuar jetoj vetëm në Ferizaj, për shkak të punës që kam bërë. Humbja e prindërve më ka bërë që të ndihem veten. Jam një tip i egër, më vjen me qesh dhe më vjen se një gjë është mangët dhe stopoi, kjo është pika e dobët tek unë që nuk jam i hapur për të gjithë. Në një rast që ishte Ana unë u hapa me të. Bora ai boshllëk nuk mbushet asnjëherë, por do të mundohem të gjejmë forcën. Jam i fokusuar diku”, tha Emini.

Andi, e përshkoi Eminin si një ndër miqtë e tij më të mirë. Më tej shtoi se kushdo nga ta të ishte në vend të Eminit do të kishte kaluar në depresion.

“Ai ka kaluar shumë peripeci, shumë vështirësi, të ishim ne me ato që ai ka kaluar në jetë, do të kishim kaluar në depresion. Jam shumë krenar që e kam shok Eminin”, u shpreh Andi.

Top Channel