POGRADEC-Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Tiranë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy makina. Mësohet se në këtë aksident ka dy të plagosur, ndërsa drejt vendit të ngjarjes ka shkuar edhe një ambulancë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lin në qytetin e Pogradecit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e policisë të cilët po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel