“Ke pirë një çikë o jetë”/ Ana “sfidon” Eminin, djali jep përgjigjen e papritur

07/10/2020 18:59

Ana ishte në një takim me Eminin.

Në këtë takim, djali nga Kosova tregoi një anë tjetër të karakterit të tij, të cilën publiku nuk e kishte njohur deri tani. Parimor, i ndjeshëm, i kuptueshëm, këto ishin disa nga komponentët që Emini i transmetoi me shumicë në këtë takim.

Biseda mori komplet një rrjedhë tjetër, kur Ana i improvizonte Eminit disa situata. Ajo e pyeste djalin se nëse ajo do të ishte e pirë, a do të përfitonte nga kjo gjë.

Emini u shpreh se jo, pasi nuk e bën një gjë të tillë dhe nuk përfiton ndaj femrave. Ndërsa me humor i tha Anës, “me të vërtetë, ke pirë një çikë o jetë”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel