Kroaci, 5 viktima dhe 363 raste të reja me Covid-19

07/10/2020 14:50

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 5 viktima dhe 363 raste të reja me Covid-19.

Shtabi për mbrojtje civile tha se numri aktual i rasteve aktive është 1.830.

Në mesin e tyre 344 pacientë janë në spital, ndërsa në respiratorë janë 26 pacientë.

Deri më tani në Kroaci janë regjistruar 18.447 persona të prekur me koronavirus, prej të cilëve 309 kanë vdekur dhe 6.308 janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë janë testuar gjithsej 338.594 persona, përfshirë 5.353 në 24 orët e fundit.

Top Channel