“Ramush Haradinaj bën për spital bashkëshorten”, reagon për herë të parë Anita: Kam 17 vite qe jam shume mire me të

07/10/2020 15:02
Ramush dhe Anita Haradinaj

Gazetarja Anita Muçaj-Haradinaj, gjithashtu edhe bashkëshortja e Ramush Haradinaj ka reaguar për herë të parë lidhur me thashethemet se ish-kryeministri e dhunonte.

Në mediat kosovare flitej se Anita përfundoi edhe në repartin e Urgjencës në QKUK nga plagët e marra nga ai, por që një gjë e tillë rezulton të jetë e pa vërtetë.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka mohuar gjithçka dhe sqaron se kanë 17 vite që janë të lumtur së bashku. Ajo gjithashtu ka shprehur keqardhje si gazetare për nivelin e mediave që raportojnë lajme të pakonfirmuara.

“Kam 20 vjet qe punoj dhe jam pjese e medias ne Kosove dhe sot shpreh keqardhje për nivelin e mediave dhe tendences per te prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme për dy klikime me shume a me pak, kam qene shume here pjese e lajmeve te tilla dhe e kam kuptuar qe injorimi do te ishte forme e drejte e pergjigjes se thashethemeve por kjo e mbrëmshmja ishte e pamundshme te injorohet sepse unë jam nene, motër, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetësuar dike diku! Prandaj është e turpshme te prodhohen lajme kaq te ulëta! Unë jam shume mire dhe kam 17 vjet qe jam shume mire me Ramushin”, shkruan ajo.

Postimi i Anita Haradinajt

Top Channel