Pamje prekëse/ Qenushja po mbytej në pishinë, qeni bën gjithçka për ta shpëtuar…

07/10/2020 17:18

Një ngjarje prekëse është regjistruar në Florida të SHBA-ve.

Në një video të bërë virale në rrjet është fiksuar momenti kur një qen Labrador Retriever shpëton nga mbytja një qenushe.

Në pamje shihet se si qeni hedh një litar shpëtimi në pishinë e kur sigurohet që qenushja e ka kapur me dhëmbë, ai fillon ta tërheqë nga uji.

Ky moment ka marrë mijëra reagime pozitive në rrjete sociale. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe pronari i qeneve i identifikuar si Aron Tucker.

“Kjo ishte një moment mjaft prekës. Unë nuk isha në dijeni të pamjeve, por kur mësova për të, me thënë të drejtën jam prekur së tepërmi. Ata janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe çdo gjë i bëjnë bashkë”, tha Aron Tucker.

Top Channel