Dyshohet për trukim ndeshjeje, ‘Roland Garros’ në hetim

07/10/2020 15:58

Hijet e trukimit të ndeshjeve kanë rënë edhe mbi turneun Grand Slam të tenisit Roland Garros. Prokuroria Franceze konfirmoi ditën e martë se ka nisur hetime në lidhje me dyshimet e ngritura për manipulim të rezultatit në një ndeshje të lojës dyshe për femra të këtij evenimenti.

Sipas të përditshmes gjermane ‘Die welt’ dhe asaj franceze ‘L’Equipe’ ndeshja për të cilën kanë nisur këto hetime është ajo e zhvilluar në 30 shtator mes dyshes rumune Andreea Mutu/Patricia Maria Tig dhe asaj të formuar nga rusja Yana Sizikova dhe amerikania Madison Brengle

Dyshimet për një manipulim të mundshëm të rezultatit të kësaj sfide u ngritën gjatë game të 5 të setit të dytë që u fitua me 0 nga dyshja rumune. Në këtë game në shërbim ishte Sizikova e cila bëri dy gabime të dyfishta në shërbimet e saj. sipas L’Equipe’ një shumë e madhe parash ishin vënë bast për fitoren e rumuneve në këtë ndeshje dhe bastet janë vënë  nga vende të ndryshme nëpërmjet pikave të basteve të një kompanie me seli në Paris. prokuroria franceze bëri të ditur se po bëhen hetime për mashtrim dhe korrupsion aktiv dhe pasiv në sport

Top Channel