​‘Fantazma’ shfaqet në varrezën skoceze – fotografia duket ‘autentike’

07/10/2020 19:22

Një fotograf çek postoi një foto nga një varrezë skoceze në Reddit, e cila shkaktoi një vëmendje të madhe të publikut.

Në fakt, ai fotografoi gurë të vendosur në varreza, por vetë fotografi u befasua pasi e zhvilloi filmin.Fytyra e një burri mund të shihet në dritare, kështu që rrjeti social menjëherë arriti në përfundimin se ishte një fantazmë.“Unë e bëra këtë foto me TLR Rolleiflex në filmin Foma 400 në Skoci, në një gërmadhë afër një varreze në vjeshtë 2016. Thjesht u skanua dhe u shkurtua.

Fytyra në dritare mund të shihet edhe në negativ”, ka shkruar autori. Menjëherë pas postimit, kishte komente nga përdoruesit e rrjetit social të cilët kryesisht nuk besojnë në vërtetësinë e fotos, megjithëse fotografi pretendon se ajo është autentike. Nga ana tjetër, fytyra e pastër e “shpirtit” nuk duket “e vërtetë” për pasuesit.

“Interesante sesi askush nuk beson në shpirt pasi fytyra është e pastër. Është sikur fantazmat duhet të duken të turbullta”, shkroi njëri përdorues i rrjetit social Reddit.

Top Channel