“Folëm edhe për kriteret e tjera. për reformën Zgjedhore. Na duhet një Zgjedhore e besueshme për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Këto zgjedhje do të jenë testi për konferencën e parë ndërqeveritare.” kështu është shprehur Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Europian, Olivér Várhelyi, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me ndryshimet e bëra në Kuvend për Kodin Zgjedhor, është shprehur se për sa kohë nuk preken koalicionet ajo marrëveshje mund të shihet me ‘mendje të hapur’.

“Sa i përket reformës Zgjedhore, ne po analizojmë votimin për çfarë ka hedhur Kuvendi. Por ajo që mund t’ju them për debatin e  bërë politik për gjatë procesit të votimit në Kuvend është se ka të bëjë me një çështje në thelb dhe në lidhje  me këtë them që për aq kohë sa koalicionet pas zgjedhore nuk ndalohen dhe nuk bëhen të vështira dhe do të lejohen me këto reforma atëherë ne mund ta shikojmë atë projektligj me një mendje të hapur. Por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicionet qoftë para dhe pas zgjedhjeve, Për reformat e 5 qershori në baza të asaj të kemi partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje.” tha Varhelyi.

Top Channel