Brazili ka nisur përgatitjet për ndeshjen me Bolivinë në startin e kualifikueseve të Botërorit 2022.

Stafi teknik i skuadrës 5 herë kampione të botës është shqetësuar në orët e fundit pasi Neymar Jr braktisi stërvitjen e skuadrës për shkak të një problemi në shpinë dhe është në dyshim për ndeshjen e së premtes.

“Neymar ndjeu dhimbje gjatë nxemjes në stërvitje dhe u tërhoq për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore-tha mjeku i Seleçaos”, Rodrigo Lasmar në një video konferencë me gazetarët-24 orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të parë nëse Neymar do të rekuperohet’.

Në videon e seancës stërvitore të publikuar nga Federata Braziliane e Futbollit, shfaqet sulmuesi i Paris Saint Germainit teksa prek shpinën në pjesën e poshtme të saj duke shfaqur edhe dhimbjet që ndjente dhe më pas ai braktisi fushën stërvitore. Lasmart theksoi se Neymar filloi fizioterapinë dhe mori mjekimin e duhur. Ky dëmtim i sulmuesit 28  vjeçar mund të detyrojë trajnerin Tite që të të ndryshojë formacionin për sfidën e së premtes, ndërkohë që ai nuk do të ketë në dispozicion për arsye dëmtimi as Gabriel Jesus dhe portierin Alisson.

Në momentin që u largua nga stërvitja, Neymar u zëvendësua nga Everton Ribeiro i Flamengos, edhe pse një ndryshim i taktikës mund t’i hapë dyert e skuadrës Rodrygos, Richarlison apo Matheus Cunha. Nëse Neymar nuk do të luajë.

Lideri i Selecaos në fushën e lojës pritet të jete Philipe Coutinho. Pas Bolivisë, Brazili do të luajë ndaj Perusë ditën e martë.

Top Channel