Blogerja Elda Kocia

Blogerja Elda Kocia e cila ka frymëzuar shumë vajza me fotot që publikon në rrjete sociale është  ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

Ajo ka theksuar se dashuria për veten nuk lidhet me trupin, pasi nuk ka lidhje vetëbesimi me format.

Fotot e Eldës jnë të shumta, por me një mesazh të madh brenda duke u treguar vajzave që ta duan trupin e tyre pavarësisht transformimeve që ndodhin, siç është lindja apo shtimi i peshës.

“Dashuria për veten nuk lidhet me trupin, pasi nuk ka lidhje vetëbesimi me format, ai është i brendshëm, duhet ta fitosh vetë. Pas lindjes kalova në obezitet, por kam 16 kilogramë të humbura. Të gjithë duhet të bëjnë stërvitje kur të jenë gati, stresi nuk e lë peshën që të bjeri. Unë kam një vajzë 1 vjeç .Nuk doja që të bija në peshë me ndërhyrje kirurgjikale, doja që të ishte graduale. Bashkëshortit tim i pëlqejnë vajzat e mbushura. Jemi në palestra të ndryshme, por jemi të dy gjigantë”, tha Elda.

Blogerja që tashmë është shumë e famshme në Instagram ka treguar se pas publikimit të fotos ku i dukeshin strijat në bark ajo u përball me shumë komente negative dhe paragjykim.

“Më thoshin si e nxjerr t’i barkun ashtu, si nuk të vjen zor, por unë isha mësuar, e kisha menduar edhe këtë pjesën negative”, u shpreh Elda.

Top Channel