Argjentina vijon përgatitjet për kualifikueset e Botërorit 2022

08/10/2020 14:06

Amerika Latine do të nisë ndeshjet kualifikuese të Botërorit të Katarit të vitit 2022.

Argjentina do të nisë këtë fushatë me ndeshjen ndaj Ekuadorit dhe ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore. Padyshim që me skuadrën përfaqësuese argjentinase u bashkua edhe kapiteni Lionel Messi i cili gjatë verës u bë protagonist për tërmetin që shkaktoi te Barcelona teksa kërkoi largimin e tij. Një temë për të cilën foli edhe trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni

‘Kam folur me Messin kur gjithçka u zgjidh dhe e shoh të qetë’, tha Scaloni

Më pas Scaloni foli për kualifikueset e për Botërorin e Katarit duke theksuar se do të jenë shumë të vështira edhe për faktin se ndeshjet do të luhen pa praninë e publikut në stadiume dhe shtoi se tani ka më shumë dyshime për gjendjen e futbollistëve të tij pasi kaloi periudha e karantinimit.

Përsa i përket sfidës me Ekuadorin, Scaloni tha se nuk e di se si do të luajë, por shtoi se Argjentina e tij do të bëjë lojën e saj për t’u përshtatur me kundërshtarin gjatë zhvillimit të sfidës.

Top Channel