Burri me dy gra, baba për herë të 19-të/ Vëmendja tek emri që i vendosi… (FOTO)

08/10/2020 16:43

Sad Zeher Gezer jeton në një provincë të Turqisë me dy gratë e tij dhe fëmijët.

Burri së fundmi është bërë baba për herë të 19-të, por përtej këtij fakti vëmendjen e ka marrë emri që i ka vendosur fëmijës. Dad Zeher Gezer ka zgjedhur që ta quajë djalin “Yeter”, e cila e përkthyer në shqip do të thotë “mjaft”.

Në një intervistë për mediat, Gzer ka thënë se ai dhe gratë e duan familjen e madhe, por për të siguruar ushqim për ta është shumë e vështirë. Kjo lidhet dhe me situatën e krijuar nga pandemia, pasi puna e mëparshme e tij është mbyllur, ndërsa aktualisht e ka të vështirë të gjejë një punë të re.

Në Turqi, poligamia është e paligjshme, por burrat marrin një grua tjetër duke mos e regjistruar në gjendje civile.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel