Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 216.889, prej të cilëve 980 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 54.411, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.780.586.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 4,98 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 114,1 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 842.150 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.356 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 6,83 milionë raste dhe Brazili me mbi 5 milionë.

Top Channel