Ishin pa drita që nga mëngjesi/ Rikthehet energjia elektrike në Durrës dhe në gjithë jugun e Shqipërisë

08/10/2020 12:44

Që prej mëngjesit të kësaj të enjteje Durrësi dhe gjithë jugu i Shqipërisë ngelen pa drita për shkak të një avarie në sistemin e transmetimit por edhe në nënstacionet elektrike të qyteteve kryesore.

Por nga raportimet e gazetarëve të Top Channel mësohet se në qytetin e Gjirokastrës, Fierit, Lushnjës dhe Vlorës është rikthyer energjia elektrike.

Por në Vlorë vetëm 80% e qytetit është furnizuar me energji elektrike.

Gjithashtu OSHEE-ja njofton se është rikthyer edhe në zonën e Durrësit, Golemit por është bërë rikthimi i energjisë duke zbatuar planin e rivendosjes, duke furnizuar fillimisht objektet e rëndësisë së veçantë, si Spitale, Ujësjellësa, Institucione.

Top Channel