Kukësi ka njoftuar sot afrimin e një tjetër futbollisti, të cilin e kishte regjistruar para mbylljes së merkatos, por e zyrtarizoi vetëm tani. Bëhet fjalë për mbrojtësin 22-vjeçar Sadik Vitija i cili ka firmosur për dy sezone me klubin nënkampion të Shqipërisë.

Sadik Vitija është me origjinë nga Kosova, por është rritur si futbollist në Zvicër, ku ka veshur fanellat e skuadrave si Zurich, Vaduz e Schafhausen, teksa ka veshur edhe fanellën e zviceranëve për përfaqësueset e moshave.

Mbrojtësi 22-vjeçar pritet të shndërrohet në një pikë të fortë për verilindorët, ndërsa pas valës së largimeve, tani trajneri Skënder Gega shikon organikën sërish të plotësuar dhe gati për të startuar sezonin e ri.

Top Channel