Partia Socialiste do të zhvillojë ditën e premte mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

PS-ja ka bërë publike edhe axhendën e kësaj mbledhjeje.

Mbledhja pritet të hapet me fjalën e Kryeministrit Edi Rama dhe më pas do të bëhet propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të partisë.

RENDI I DITËS I MBLEDHJES SË ASAMBLESË KOMBËTARE TË PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

Pjesa e parë:

I. Hapja e mbledhjes.

II. Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi Rama.

III. Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.

Pjesa e dytë:

IV.Projekt-Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e fushatës”Zgjidh deputetin tënd”;

V.Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:

Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i AK të Partisë” ;

Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë”;

Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë”;

Projekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”;

Projekt-rregullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”;

Projekt-rregullore: “Strukturat organizative vendore të Partisë”;

Projekt-rregullore: “Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki”;

Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”;

Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”;

Projekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”;

Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”;

Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”;

Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”;

VI.Mbyllja e mbledhjes

Top Channel