“Nuk do harxhoj kohë me debate virtuale”/ Trump refuzon përballjen online me Biden

08/10/2020 14:21

Presidenti Donald Trump ka refuzuar të marrë pjesë në një debat televiziv virtual me rivalin e tij demokrat Joe Biden.

Komisioni që vendos formatin e debatit të 15 tetorit në Miami tha se ai do të duhej të zhvillohej virtualisht.

Vendimi u mor pasi Z. Trump u diagnostikua me koronavirus.

Z. Trump tha se nuk do ta humbiste kohën e tij në një debat virtual që ai tha se ishte urdhëruar të “mbronte” rivalin e tij.

Debati i parë pati fyerje dhe ndërprerje. Media amerikane përdori fjalë si “kaos” dhe “të shëmtuar” për ta përshkruar atë.

Natën e kaluar është mbajtur debati i parë në mes të dy kandidatëve për pozitën e zëvendës-presidentit në Shtetet e Bashkuara.

Kandidatja demokrate për këtë pozitë, Kamala Harris, është përballur me nënpresidentin aktual të SHBA-së, Mike Pence, për një varg çështjesh, ndonëse koronavirusi ka qenë në qendër të tyre.

Top Channel