Kuvajt, parlamenti miraton princin e ri të kurorës

08/10/2020 11:45

Parlamenti i Kuvajtit ka miratuar Sheikh Mishaal al-Ahmad al-Sabah si princ të ri të kurorës.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KUNA, të gjithë 59 anëtarët që ishin të pranishëm në seancën e posaçme të parlamentit votuan në favor të Sheikh Mishaal.

Ai u emërua princ i kurorës dje nga vëllai i tij, emiri i ri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah.

I njohur për personalitetin e tij strikt, Sheikh Mishaal ishte pararendës për pozitën e princit të kurorës, pavarësisht distancimit të tij nga qarqet politike të vendit. Ai ishte i afërt me Sheikh Sabah al-Ahmad al-Jaber al-Sabah dhe shoqëroi emirin e ndjerë në të gjitha udhëtimet e tij mjekësore, përfshirë edhe atë të fundit në SHBA.

Sheikh Mishaal është djali i shtatë i Sheikh Ahmed al-Jaber al-Mubarak al-Sabah, i cili drejtoi Kuvajtin nga viti 1921 deri në vitin 1951. Që nga pavarësia e Kuvajtit në vitin 1962, dega al-Sawalem e familjes mbretërore al-Sabah përdorej për t’u ndryshuar me degën al-Ahmad në qeverisjen e vendit.

Megjithatë, Sheikh Sabah shkeli traditën duke emëruar Sheikh Nawaf nga dega al-Ahmad si princ të kurorës.

Top Channel