Një nga vendet skeptike/ Holanda merr draftin për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë, së shpejti vlerësimi…

08/10/2020 16:22

Sikurse është rënë dakord me Parlamentin, Qeveria Holandeze është angazhuar të përditësojë rregullisht parlamentin sa i takon çështjes së zgjerimit të BE-së.

Diskutimet e djeshme në parlament ishin pjesë e këtij angazhimi. Dje, parlamenti holandez diskutoi shkurtimisht një letër që Ministri i Jashtëm, Blok i pati dërguar parlamentit në dt 4 Shtator. Letra i referohej draftit të kuadrit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shpërndarë nga Komisioni Europian në datën 1 korrik dhe që së fundmi po diskutohet në Bruksel.

Në datën 6 Tetor, Holanda gjithashtu mori paketën vjetore të zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian, pjesë e të cilës është dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020. Si zakonisht, qeveria holandeze do t’i dërgojë një vlerësim të kësaj pakete parlamentit në javët në vijim. Kjo do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlamentare.

Do të jetë takimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në nëntor ku do të diskutohet paketa e zgjerimit.

Top Channel