Poetja amerikane Louise Glück

Poetja amerikane Louise Glück ka fituar Çmimi Nobel në Letërsi të këtij viti.

Ajo është vlerësuar për bukurinë e ashpër të punës së saj, tha akademia suedeze që mbikëqyr çmimin prestigjioz. Çmimi i është dhënë personit që ka prodhuar në gushën e letërsisë veprën më të jashtëzakonshme në një drejtim ideal”.

Çmimi Nobel vjen me një medalje të artë dhe një shpërblim prej 1,1 milion dollarësh. Zgjedhja e vitit të shkuar e akademisë, e novelistit austriak Peter Handke, ka çuar në kritika të shumta. Handke, ka qenë një mbështetës i njohur i serbëve gjatë luftërave në ish jugosllavi në vitet 90, dhe ka folur madje edhe në funeralin e ish liderit serb, Sllobodan Milloshevic.

Mes kritikëve më të zëshëm ishte edhe PEN Amerika, që tha se ishte tronditur nga përzgjedhja e një shkrimtari që kishte përdorur zërin e tij publik për të shtrembëruar të vërtetën historike. Ceremonia e ndarjes së çmimit në dhjetor ishte bojkotuar nga ambasadorët e shumë vendeve, përfshirë ata të Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës. Me përzgjedhjen e amerikanës Gluk, akademia është përpjekur kështu të përmirësojë imazhin e saj.

Për Nobelin e letërsisë, ka pasur 116 laureatë deri më sot, 15 prej të cilëve femra. Zakonisht, fituesit e marrin Nobelin nga mbreti Karl Gustav XVI në një ceremoni zyrtare në Stokholm, më 10 dhjetor, por pandemia do ta zëvendësojë atë në një ceremoni televizive që tregon laureatët që marrin çmimet në vendet e tyre.

Top Channel