10:43
Arrestohet Ryan Giggs, dyshohet për akte dhune ndaj të dashurës
Ryan Giggs, legjenda e Manchester United, aktualisht në postin e trajnerit te kombëtarja e Uellsit, ka përfunduar në telashe të mëdha pasi është arrestuar nga policia. Giggs dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij Kate Greville. Sipas The Sun, Giggs ka qenë në shtëpinë e tij në momentin që në banesë ka mbrritur policia, teksa dëgjoheshin britma të shumta.