Rama reagon për sulmin në Austri: Zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë, që është edhe më shumë sot zemra e Evropës sonë

03/11/2020 09:54
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist të ndodhur gjatë mbrëmjes të së hënës në Vjenë.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se është i zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë.

Kryeministri Rama shprehet gjithashtu se vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm.

Zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë, që është edhe më shumë sot zemra e Evropës sonë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjarët e viktimave. Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm. Ne qëndrojmë të vendosur me Austrinë”, shkruan Rama në “twitter”

Top Channel