SHBA, në periudhën janar-tetor janë shitur mbi 18 milionë armë zjarri

03/11/2020 14:30

Gjatë periudhës janar-tetor 18.6 milionë armë zjarri janë shitur në SHBA.

Në një raport të përgatitur nga kompania e hulumtuese “Small Arms Analytics and Forecasting” (SAAF), bëhet e ditur se shitjet e armëve kohët e fundit në SHBA janë rritur shumë shpejtë.

Në 10 muajt e fundit janë shitur 18.6 milionë armë. Në vitin 2019 janë shitur 13.9 milionë armë ndërsa në vitin 2018 ishin shitur 13.8 milionë armë.

Vetëm në muajin tetor janë shitur 1.9 milionë armë, thuhet në raportin në të cilin theksohet se kjo shifër ka shënuar një rritje prej 65 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Krye-ekonomisti i SAAF, Jurgen Brauer ka tërhequr vëmendjen se shpejtësia e shitjes së armëve të zjarrit në vitin 2020 në SHBA ka arritur në “nivelin më të lartë”.

Ndërsa në një deklaratë nga Fondacioni Kombëtar i Sporteve të Qitjes (NSSF) thuhet se dëshira e njerëzve për të blerë armë është rritur me afrimin e ditës së zgjedhjeve. “Kjo situatë u qartësua edhe më shumë me afrimin e ditës së zgjedhjeve. Këtë vit janë bërë posedues për herë të parë të armëve 6.9 milionë njerëz”, thonë nga NSSF./AA/

Top Channel