Lezhë/ Dhunë në familje, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe thyerje e “Arrest në shtëpi”, arrestohen 4 persona

03/11/2020 10:35

4 persona janë arrestuar gjatë kësaj të marteje(03.11.2020) nga Policia në Lezhë.

Këta katër shtetas kanë rënë në prangat e uniformave blu për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bënë arrestimin e shtetasve:

V., 23 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në qytet.

Gj., 48 vjeç, banues në fshatin Tresh, Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, në banesë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë është bërë ndalimi i shtetasit S. P., 18 vjeç, banues në Pukë dhe është shpallur në kërkim shtetasi M. P., banues në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 33 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, nën ndikimin e alkoolit, është përplasur me mjetin tip “Renault” dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë 2 shtetas që ishin pasagjerë në këtë mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel