“Të shmangim mbylljen me çdo kusht”/ Rama: Respektoni masat anti covid, spitalet larg të qenurit në kolaps

03/11/2020 15:22

Kryeministri Edi Rama i dërgoi një apel të fortë qytetarëve për të respektuar masat antiCovid dhe për të bërë shmangien e mbylljes siç po ndodh në disa vende të Evropës.

Kryeministri foli me doza të forta kritike për qëndrimet e deritanishme të opozitë për situatën me Covid-19.

Edi Ramës nuk i mungoi shqetësimi konstant për kryedemokratin Basha.

Rindërtimi në këndvështrimin e kreut të qeverisë është duke ecur me ritme të larta duke patur një impakt në punësimin. 28 miliardë lekë tha Rama janë planifikuar në projekt buxhet për rindërtimin dhe 1.5 miliardë lekë për vijimin e pagesës së bonusit të qerasë deri kur familjet të hynë në banesat e reja.

 

Top Channel