Veliaj nxjerr videon live te “Sami Frashëri”, i përgjigjet Tabakut: Cytet Mona me Jorin kush thotë marrëzinë më të madhe

03/11/2020 14:00

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar video live nga puna që po bëhet për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”.

Veliaj ka ironizuar Tabakun dhe Kryemadhin duke deklaruar se “nuk është problem që u çmendën, por u çmendën të dyja njëherësh”.

“Sami Frashëri LIVE. Nuk është problem që u çmendën, por u çmendën të dyja njëherësh. Cytet Mona me Jorin kush do thotë marrëzinë më të madhe, budallëkën më epik, histerinë më ekstreme. Boll se latë nam – a keni cipe, a skuqeni para fëmijëve, a keni turp, a keni familje?”, shkruan Veliaj.

Top Channel