19 të vdekur dhe 20 të plagosur, ISIS merr përsipër sulmin në universitetin e Kabulit

03/11/2020 02:09

Grupi ekstremist, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë e sulmit në Universitetin e Kabulit, që rezultoi me të paktën 19 persona të vdekur dhe mbi 20 të plagosur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Taric Arian tha se tre sulmues kanë hyrë në universitet në 2 nëntor, para se të përballeshin me forcat e sigurisë për orë të tëra. Arian u shpreh se agresoret janë vrarë që të tre në betejë.

Dëshmitarët thanw se pas sulmit ka pasur edhe shpërthime në zonë. Episodi i dhunës thuhet tw ketw ndodhur përpara arritjes sw zyrtarëve qeveritarë për një panair të librit afgano-iranian. Shteti Islamik postoi një mesazh një mesazh në aplikacionin Telegram, duke thënë se dy prej luftëtarëve të tij kanë shënjestruar “ceremoninë e diplomimit të gjyqtarëve dhe hetuesve që punojnë për qeverinë afgane që mohon fenë”.

Shahrzad Akbar, udhëheqës i Komisionit të Pavarur afgan për të Drejta të Njeriut e ka cilësuar sulmin “shumë shqetësues”.“Ky akt dërgon mesazhin se fatkeqësisht në Afganistan asnjë vend nuk është i sigurt. Qytetarët nuk janë të sigurt nëpër shtëpi, nëpër rrugë, apo në ambiente të punës dhe edukimit”, tha ai për REL. Një tjetër sulm në fund të muajit të kaluar në një qendër edukimi në Kabul, la të vdekur 24 persona, kryesisht studentë.

Top Channel