Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar një letër kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz.

Përmes kësaj letre, kryeministri Hoti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka dënuar sulmet terroriste që tronditën mbrëmë kryeqytetin e Austrisë, Vjenën.

‘’I dënojmë në formën më të fuqishme të mundshme sulmet terroriste në Vjenë dhe qëndrojmë të bashkuar me popullin austriak në këto momente shumë të vështira. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin austriak’’, ka shkruar midis tjerash kryeministri Hoti.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, e ka siguruar kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, se vendi ynë mbështetë institucionet dhe popullin austriak, bashkë me komunitetin ndërkombëtarë në luftë kundër terrorizmit.

Top Channel